E Hënë, 2 Nëntor 2026

PBDNJ vë Papadhimën përballë Idrizit të PS-së

16/03/2005  Dy kryedoganierë, përplasje zgjedhore në Tiranë

Ferdinant Papadhima, ish-drejtori i Doganave të dy viteve më parë, do të jetë kandidati i PBDNJ-së në zgjedhjet parlamentare, në zonën ku do të konkurrojë dhe kreu aktual i Doganave, Shpëtim Idrizi. Burimet kanë bërë të ditur se këtë vendim PBDNJ, e drejtuar nga Vangjel Dule, e ka marrë dje, duke theksuar dhe një herë se nuk do të jetë në koalicion me socialistët në votimet për parlamentin e ardhshëm. Papadhima është emëruar në postin e drejtorit të Doganave dy vjet më parë, ndërsa ka qëndruar në detyrë vetëm pak muaj. Gjithsesi, duket se përplasja mes dy ish-drejtorëve të Doganave në Shqipëri do të jetë më e ashpra në fushatën elektorale. Burimet kanë bërë të ditur se skema e zonës së kandidimit mund të ndryshojë sërish, pasi forumet më të larta të partive përkatëse ende nuk kanë marrë një vendim. Mësohet se të dy kandidaturat janë duke konfiguruar stafet e tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›