Qarqet me një sistem informacioni shëndetësor
16/03/2005 Ministri i Shëndetësisë, Leonard Solis, firmosi dje urdhrin "Mbi zbatimin e sistemit të informacionit shëndetësor në pesë qarqe të vendit: Berat, Lezhë, Shkodër, Dibër dhe Korçë", nëpërmjet këtij urdhri për herë të parë po fillon mbledhja, përpunimi dhe vlerësimi i sëmundshmërisë nga të gjitha qendrat shëndetësore të
rretheve në këto 5 qarqe. Drejtuesit e shëndetësisë në nivel rrethi dhe qarku do të kenë të gjithë informacionin e duhur shëndetësor për të bërë të mundur vlerësimin e gjendjes shëndetësore të komunitetit, parashikimin dhe planifikimin e investimeve, medikamenteve, materialeve të konsumit shëndetësor. Ministria e Shëndetësisë do të krijojë gjithashtu strukturën
e duhur dhe pajisjet e nevojshme për funksionimin efektiv të sistemit të informacionit shëndetësor në ato qarqe. Ajo do të bashkëpunoje me projektin “Pro shëndetit” të financuar nga USAID. Kjo iniciativë do të vazhdojë edhe në qarqe të tjera për të realizuar vlerësimin e plotë dhe korrekt të sëmundshmërisë në shërbimin shëndetësor ambulator.