E Hënë, 2 Nëntor 2026

Qeveria Kosovës shpreh besimin te ndërkombëtarët

16/03/2005  Qeveria e Kosovës dënoi sulmin ndaj Presidentit Ibrahim Rugova, duke thënë se ai kishte për qëllim destabilizimin e vendit dhe është kundër proceseve politike në Kosovë, kundër lirisë dhe pavarësisë së saj, tha ushtruesi i detyrës së Kryeministrit Adem Salihaj, pas mbledhjes së qeverisë. Salihaj tha se qeveria e Kosovës vlerëson se sulmi ndaj Presidentit është sulmi më i vrazhdë, që ka mundur ta bëjë dikush në këtë situatë ndaj institucioneve të Kosovës. "Ne vlerësojmë se SHPK-ja, KFOR-i dhe të gjithë ata që janë kompetentë, duhet të bëjnë një punë shumë më të madhe dhe shumë më këmbëngulëse, që të zbulohen ata që bënë këtë sulm terrorist", tha Salihaj. Ai kërkoi nga organet e sigurisë, që të kontrollohen dhe mbrohen më shumë kufijtë e Kosovës, dhe të dinë se kush po hyn dhe po del nga Kosova dhe cilat janë strukturat, që mund të rrezikojnë të tashmen dhe të ardhmen e vendit. "Qeveria e Kosovës vlerëson se Presidenti Rugova ka qenë, është dhe mbetet një faktor stabiliteti në Kosovë", tha Salihaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›