Arvizu Duhet mbeshtetje per bujqesine

Ambasadori Shteteve të Bashkuara, Aleksandër Arvizu kërkoi mbështetje për bujqësinë në Shqipëri, si një nga sektorët më të rëndësishem në vend, ku eshte e punësuar mbi 40 për qind e fuqisë punëtore. Deklaratat e ambasadorit Arvizu u bënë gjatë nënshkrimit të marrëveshjes mes USAID dhe bankave në shumën 15 mln dollarë për të nxitur kreditimin. Po ashtu, duke kujtuar shtrëngimin e kreditimit, sipas ambasadorit amerikan duhen reforma në drejtësi për të mundësuar mbledhjen e tyre.
Janë mbi 170 mijë emigrantë të kthyer nga vendet e huaja, pjesa më e madhe e të cilëve është angazhuar me bujqësi. Kjo u bë ditur nga ambsadori amerikan në Shqipëri, Aleksandër Arvizu gjatë nënshkrimit të marrëveshjes mes USAID dhe bankave, në shumën e 15 milion dollarëve, për të nxitur kreditimin në këtë sektor.
Sipas tij, agro-industria është shumë e rëndësishme për punësimin e rreth 40 për qind të të gjithë fuqisë punëtore si dhe për të zbutur deficitin tregtar.
Duke iu referuar rritjes së kredive të këqija, ambasadori i SHBA-së kërkoi ndërmarrjen sa më parë edhe të reformave në drejtësi që do të krijojnë një ambient biznesi transparent dhe të barabartë.
Në Shqipëri vetëm 2 për qind e kredive private shkon për bujqësinë. Fondi i dhënë prej USAID-IT do të përdoret për kreditimin e ndërmarrjeve bujqësore që merren me përpunimin e prodhimeve të qumështit, frutave e perimeve, bimëve mjekësore dhe erëzave.