E Diel, 1 Nëntor 2026

Berat: Nasip Naço akuza policisë: Po favorizon PD, Reagojnë blutë

BERAT- Kandidati për deputet i LSI-së, Nasip Naço akuzon uniformat blu se po favorizojnë kandidatin për deputet të Partisë Demokratike në Berat.

Naço në një prononcim për mediat thekson se anëtarët e LSI dhe të PS po shoqërohen në Komisariat pa të drejtë nga ana e uniformave blu me urdhër të kandidatë të djathtë për deputet.

Anëtari i LSI, paralajmëron se është gati kallëzimi penal në prokurori, ndërjkohë që gjithë dokumentat e përgatitur i janë përcjellë OSBE-së. Naço ka kërkuar nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani që të marrë masat e duhura ndaj policive që bëjnë shantazhe.

Një natë më parë, i ftuar ne emisionin ‘360 Gradë’ te gazetarit Artur Zheji ne News24, edhe kreu i LSI-së Ilir Meta ka akuzuar ministrin e Brendshëm Flamur Noka se po përdor SHKB-në për qëllime të fushatës elektorale. 

REAGON POLICIA
Policia e Beratit ka reaguar në lidhje me deklaratën e Nasip Naços. Në një reagim për mediat blutë e Beratit theksojnë sqarojnë se ngjarja është shënuar ditën e djeshme rreth orës 19:00 në lagjen Celepias, në një lokal, ku do organizohej takimi i kandidatit PD me banorët. Ndërkohë, që një person ka dhunuar simpatizantët e PD. Policia ka shpallur në kërkim dhunuesin dhe 6 mbështetës të tjerë të tij.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›