E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia, masa për mitingun përmbyllës të PD, bllokim të disa akseve rrugore

TIRANË- Policia e Tiranës ka marrë masa për zhvillimin normal të mitingut të Partisë Demokratike, ku do të bllokohen disa segmente rrugore në oraret 17.00 – 22.00.

Në njoftimin për mediat, Policia e Tiranës bën të ditur se “ditën e sotme, datë 21 Qershor 2013, Partia Demokratike e Shqipërisë do të zhvillojë mitingun përmbyllës së fushatës në kuadër të Zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë 23 Qershor 2013”.

Sa më sipër, Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë do të marrë masa për sigurimin e rendit dhe të qetësisë publike, për garantimin e zhvillimit normal të këtij aktiviteti politik.

Kështu, do të merren masat për bllokimin e segmenteve rrugore dhe nuk do të lejohet parkimi i mjeteve, duke filluar nga ora 17.00 deri më 22.00 të ditës së sotme, në këto segmente rrugore : Kryqëzimi i rrugës “Ismail Qemali” deri në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ; Nga Hotel Sheraton përgjatë Sheshit “Nënë Tereza”; Nga rruga “Frederik Shiroka”drejt sheshit “Nënë Tereza”.

Policia e Tiranës do të marrë masa për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, duke siguruar rendin dhe garantimin e zhvillimit normal të tij.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›