E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi kontratë me Sazan Gurin për mbrojtjen e mjedisit: Politika e ka lënë pas dore

TIRANË- Kreu i FRD-së Bamir Topi ka nënshkruar sot një kontratë të gjelbër për mbrojtjen e mjedisit me ambjentalistin Sazan Gurin. Topi u shpreh se sot politika i ka lënë pas dore çështjet e mjedisit dhe mjafton të shikosh se çfarë bëhet me pyjet, tha ai më tej.

“Çështja e mjedisit është substanciale, nuk ka të bëjë vetëm me kulturën dhe edukatën intelektuale por me një politikë që të merret me të. Mjafton të shikojmë se si trajtohen pyjet, se si sakatohen në mënyrë barbare dhe nuk ka asnjë lloj interesimi nga politika që e ka lënë pas dore çështjen e mjedisit”, tha Topi.

Sipas kreut të FRD-së duhet të merren masa për shfrytëzimin pa kriter të burimeve natyrore, ndërsa shtoi se FRD angazhohet në këtë drejtim.

“FRD do të ketë angazhim të jashtëzakonshëm për çështjen e mjedisit, por secili duhet të bëjë pjesën e vetë”, vijoi Topi.

Topi vlerësoi studimin e ambjentalistit Guri ku trajtohen 40 cështje mjedisore të lidhura edhe me mbrojtjen e përmirësimin e jetës
së qytetarëve, ndërkohë theksoi se FRD do ta ketë cështje parësore mjedisin dhe Shqipërië pastër. respektimin e çështjes së mjedisit si një nga më themeloret në përmirësimin e jetës sonë”, përfundoi z.Topi. 

Ndërsa Sazan Guri tha se këtë studim e kanë marrë edhe parti të tjera të cilat nuk e kanë dëgjuar dhe vlerësuar. Ai falenderoi FRD-në,
për mbështetjen që po i jep kësaj nisme.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›