Ashton: E ardhmja e Kosovës në BE
Bashkimi Evropian është absolutisht i bindur se e ardhmja e Kosovës është në BE. Kështu ka deklaruar në Prishtinë, kryediplomatja evropiane Catherine Ashton. Pas takimeve që zhvilloi me kryeministrin Hashim Thaçi dhe udhëheqësit e misioneve civile ndërkombëtare në Kosovë, Ashton inkurajoi vendet e rajonit të kultivojnë dialogun dhe bashkëpunimin rajonal, si pjesë e politikave që e shpien Ballkanin në BE.
Pavarësisht faktit se 5 nga 27 vende të BE-së nuk e njohin ende shtetin e Kosovës, Ashton ka thënë se ka një pajtueshmëri të plotë se Kosova dhe rajoni kanë perspektivë evropiane dhe paraqesin prioritet në agjendën politike të BE-së.
"Ajo që Bashkimi Evropian është absolutisht i bindur 100 për qind, është se e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian", ka thënë Ashton, duke rikujtuar përkrahjen që Brukseli i ofron Kosovës në fushën e sundimit të ligjit përmes misionit të EULEX-it dhe investimeve të vazhdueshme për zhvillimin ekonomik të saj, para se të bëhet anëtare e BE-së.
Në kuadër të vizitës që po i bën rajonit, Ashton ka zhvilluar një takim të përbashkët me Përfaqësuesin Special të BE-së, Pieter Feith, shefin e misionit EULEX, Yves de Kermabon, dhe shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian, Renzo Daviddi. Kurse, më pas është takuar edhe me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, ku të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e lartë ndërkombëtarë.