Khamenei: Irani nuk kërkon prodhimin e armëve bërthamore
Lideri suprem iranian, ajatollahu Ali Khamenei deklaroi sot se Irani nuk po kërkonte prodhimin e armëve bërthamore.
Kjo deklaratë bëhet vetëm një ditë pasi IAEA-ja tha se i frikësohej faktit se Teherani mund të ishte duke prodhuar një armë atomike, tip raketë.
"Akuzat e Perëndimit janë pa baza sepse besimi ynë na ndalon të përdorim këto lloj armësh. Ne nuk besojmë në armët bërthamore dhe nuk po kërkojmë një gjë të tillë '', deklaroi Khamenei.
Ndërkohë, edhe përfaqësuesi iranian i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike e cilësoi sot si të pabazë raportin në të cilin IAEA-ja thekson se Irani mund të jetë duke bërë përpjekje për të prodhuar armë bërthamore.
Ali Asghar Soltanieh deklaroi se informacionet që ndodhen në raportin e IAEA-së janë të pabaza dhe pa asnjë vlefshmëri. Në një raport konfidencial, IAEA-ja shpreh shqetësimin në lidhje me informacionet për sa i përket aktiviteteve bërthamore në Iran, sipas të cilave Teherani mund të jetë duke bërë përpjekje për të prodhuar armë bërthamore.
"është provuar që të gjitha dokumentet janë të pabaza dhe nuk kanë asnjë vlefshmëri'', deklaroi ai.