E Diel, 1 Nëntor 2026

Swoboda: BE nuk mund të kërkojë nga Serbia ta njohë Kosovën

"Bashkimi Evropian nuk mund të kërkojë nga Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës, sepse disa shtete të BE-së po ashtu nuk e kanë njohur atë". Kështu është shprehur deputeti austriak në Parlamentin Evropian, nënkryetar i socialistëve evropianë dhe raportues i PE për Kroacinë Hannes Swoboda, në një intervistë për gazetën serbe "Politika". Ai ka vlerësuar se "një zgjidhje megjithatë duhet të arrihet" para hyrjes së Serbisë në BE.
Gazeta përkujton se në paraqitjen para deputetëve të PE në Strasburg Swoboda pos tjerash ka thënë se "askush nuk e di formulën sipas të cilës Serbia ndonëse nuk e njeh pavarësinë e Kosovës mund të hyjë në BE" dhe se "kjo do të jetë formulë e vështirë diplomatike, të cilën Serbia duhet ta gjejë".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›