E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Observatori Civil": Ja sa ka manipuluar Putini

Sipas KQZ-së, partia e Rusia e Bashkuar e Kryeministrit Putin ka marrë 49,54 për qind të votave ndërsa sipas faqes së internetit të grupit "Observatori civil" (nabludatel.org), kjo parti ka marrë vetëm 29,8 për qind të votës popullore jashtë Moskës dhe 25,8 në kryeqytet.

Edhe lidhur me pjesëmarrjen në votime ka mosmarrëveshje. "Sipas të dhënave tona, bazuar në rezultatin e 176 qendrave zgjedhore, pjesëmarrja në votime ka qenë 51,5 për qind në Moskë dhe 53 për qind në pjesën tjetër të vendit, ndërkohë që komisioni bën fjalë për 60,2 për qind", tha "Observatori civil".

Sipas kësaj organizate, të gjitha partitë opozitare kanë marrë më shumë vota krahasuar me rezultatet zyrtare të  Komisioni Qendror Zgjedhor./Start/

                                                                                             2011-12-08 10:20
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›