E Diel, 1 Nëntor 2026

Ja ç’ka ngjarë teksa Belgjika përpiqej të krijonte qeverinë e re

Si mikpritëse e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, Belgjika më në fund arriti të krijonte një qeveri federale. Ndërkohë që Belgjika përpiqej të krijonte qeverinë e re në krizën më të rëndë politike të historisë pikërisht pas 541 ditësh bisedime, bota vazhdoi të sillej në orbitën e saj.

U rrëzuan katër diktatorë

Krahas Muamar Gadafit, i cili ishte lideri që qëndroi më gjatë në botën Arabe me ardhjen e pranverës arabe u rrezuan dhe Ben Ali në Tunizi, Hosni Mubarak në Egjipt dhe Ali Abdullah Saleh në Jemen.

iPad-i nuk ishte në treg

Belgët u njohën me iPadin teksa zyrtarët vijonin bisedimet për krijimin e një qeverie të re. Gjatw kohës qw populli belg priste qeverinë e re, përveçse me iPadin, ata u njohwn edhe me Google-Streetview  dhe Xbox Kinect.

U zbuluan 626 lloje kafshësh

Gjatë kësaj periudhe kritike për Belgjikën, në botë u zbuluan 626 lloje kafshësh. Në mes llojeve pjesa më e madhe e të cilëve u zbuluan në Papua Guinenë e Re dhe Filipine, mund të përmendim  bretkosën me zorrë, lakuriqin e natës me fytyrë njeriu dhe karkalecin me sy të kuq.

Çmimi i naftës u rrit me 18 %

Gjatë zgjedhjeve të fundit të zhvilluara më 13 Qershor të 2010, çmimi i naftës ishte 1,23 euro por pas krijimit të qeverisë së re çmimi u rrit në 1,49 euro.

Katër liderë në Evropë lanë kolltukun

Katër kryeministra nga vendet e Evropës, e cila po kacafytet me krizën më të rëndë në histori lanë kolltukun. Në Itali Silvio Berluskoni, në Greqi Jorgos Papandreu, në Irlandë Brian Cowen dhe në Portugali Jose Sokrates kanë lënë detyrën.

Lindën 180 202 fëmijë dhe u martuan 64 171 çifte

Gjatë një viti e gjysmë bisedimesh për krijimin e qeverisë së re në Belgjikë, popullsia e të cilës është 11 milionë banorë, lindën 180 202 fëmijë dhe ndërruan jetë 173 mijë e 126 persona. Nga ana tjetër, në të njëjtën periudhë u martuan 64 171 çifte dhe u divorcuan 43 327 të tjerë.

Në fund të bisedimeve prej një viti e gjysmë, Socialistët, Demokristianët dhe liberalët e zonave Valone ku flitet frëngjisht dhe gjuha flamande u betuan pardje duke krijuar një koalicion të përbërë nga gjashtë parti dhe filluan punën.  Në postin e kryeministrit u ul valoni me prejardhje italiane Elio De Rupi. De Rupo është kryeministri i parë që nuk ka lindur në Belgjikë, ndërsa valonët arritën të nxjerrin kryeministrin e parë pas 37 viteve.

/Start/Aisa Kokiçi/

                                                                                             2011-12-08 11:03
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›