Durrës, Rolanda Kaja është vrarë, u gjet e pajetë në kanal
DURRES-Nëna e dy fëmijëve, e cila një javë më parë u gjet e pajetë në një kanal të komunës së Ishmit, nuk kishte vdekur për shkaqe natyrore, por dikush tjetër i kishte marrë jetën.
Në këtë konkluzion ka dalë sot policia e Durrësit për vdekjen e Rolanda Kajës, gruas 29 vjecare të divorcuar dhe me dy fëmijë të vegjël.
Policia ka mundur të identifikojë dy shtetas të dyshuar si autorë të vrasjes. Ata janë vënë Euxhen Muka dhe Lefte Keçi. Sipas policisë ky i fundit, që dyshohet të ketë qenë i dashuri i Rolandës, është shpallur në kërkim ndërsa mbrëmë është bërë ndalimi i Euxhen Mukës.
Më 11 qershor, 29 vjecarja nga Durrësi, e divorcuar me 2 fëmijë të vegjël, u gjet e vdekur në një kanal në komunën e Ishmit, 35 km në veri të qytetit bregdetar. Fillimisht u dha versioni se gruaja mund të kishte vdekur për shkaqe natyrore, por pas hetimeve të imtësishme policia arriti në konkluzionin se e reja ishte vrarë për motive të dobëta.
Nga verifikimet e para të ekspertëve të mjekësisë ligjore, (menjëherë pasi u gjet kufoma) u konstatua se e reja nuk kishte shenja dhune në trup, dhe u dyshua se gruaja mund të kishte vdekur nga shkaqe natyrore. Por hetimet e mëvonshme hodhën dyshimin se vajza mund të ishte vrarë nëpërmjet një injeksioni në gjak. Kjo ka qenë edhe arsyeja që policia nuk mundi të vërejë shenja dhune në trupin e saj. Duke iu referuar të dhënave të bluve të Durresit, dyshohet se shkak për vrasjen e Kajës ka qenë konflikti për çështje parash me te dashurin e saj Lefter Keci.
(s.g/balkanWeb)