Daçiç: Marrëveshja e dialogu nuk çojnë drejt njohjes së Kosovës
BEOGRAD - Kryeministri serb, Ivica Daçiç deklaroi dje se Beogradi dhe Prishtina duhej të vazhdonin bisedimet mbi të gjitha temat me interes, jo vetëm për ato që imponohen nga të tjerët, por specifikoi se dialogu i mëtejshëm nuk do të thotë se marrëveshja do të finalizohet me ndonjë dokument ligjor që njeh pavarësinë e Kosovës.
Daçiç u shpreh si më lart në përgjigje të pyetjes që iu drejtua shefes së politikës së jashtme të BE-së Ashton nga një gazetar i agjencisë Reuters, nëse ekzistonte ndonjë afat kohor për pjesën tjetër të marrëveshjes.
"Ne duhet të flasim edhe për gjëra të tjera, si çështjet e pronës së shtetit dhe asaj private, qëndrimit ndaj kishës ortodokse serbe, trashëgimisë kulturore, dhe pronës së kishës. Ka shumë tema të cilat duhet t'i diskutojmë në një të ardhme të afërt", tha kryeministri serb.
"Kjo nuk do të thotë që marrëveshja po shkon në drejtim të ndonjë kontrate ligjore ose njohjes, siç po shpallet nga disa", theksoi Daçiç.
(er.nu/ata/BalkanWeb)