Turqi, banorët evakuohen për shkak të zjarrit
Një zjarr shpërtheu të shtunën në qytetin e Bergama-së në krahinën perëndimore të Izmirit në Turqi, duke detyruar autoritetet të evakuojnë pesë fshatra.
Fshatarët u zhvendosën në salla lokalesh ku organizohen dasma për të kaluar natën. Dhjetra njerëz të cilët nuk kishin mundësi të mblidhnin plaçkat e tyre ishin të shqetësuar në lidhje me pronat e tyre.
"Ne shpëtuam jetët tona por nuk patëm kohë të mendonim për plaçkat dhe shtëpitë," tha një grua. Zjarrëfikësit luftuan për të frenuar flakët që kërcënonin shtëpitë. Dhjetë helikopterë dhe 500 forca shpëtimi janë dërguar në zonë për të ndihmuar në fikjen e zjarrit, që u përhap nga erërat e forta.
Sipas agjensisë shtetërore të lajmeve Anatolia, nuk dihet ende shkaku i rënies së zjarrit.