E Diel, 1 Nëntor 2026

Ashton politikes shqiptare Ja 5 kushtet drejt BE-se

Shefja e diplomacisë europiane, Catherine Ashton në një komunikatë për shtyp në Luksemburg i ka kërkuar qeverisë dhe opozitës shqiptare të përmbushin pesë kushte për rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Kushtet e reja të BE kanë ardhur nga konkluzioni që diplomacia europiane ka nxjerrë për Shqipërinë pas zgjedhjeve të 8 majit.

“Vendimet e Kolegjit Zgjedhor dhe rezultati i KQZ –së duhet të jenë në transparencë të plotë, të pavarura dhe në funksion të ligjeve në fuqi. Bashkimi Europian i kërkon qeverisë dhe opozitës në Shqipëri të bashkëpunojnë me shoqërinë civile për të bërë reformën zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR.

BE i bën thirrje qeverisë dhe opozitës që në mënyrë urgjente të ndërtojnë dialogun politik. Politika t’i kërkojë Komisionit të Venecias një opinion për zgjedhjet, në mënyrë që në zgjedhjet e ardhshme të mos përsëriten probleme të tilla. Duhet të plotësohen kriteret e Kopenhagenit, përfshirë edhe 12 rekomanimet që Bashkimi Europian i ka lënë Shqipërisë për integrimin e saj. Vetëm duke u përsëritur këto që u thanë më sipër, Shqipëria do të jetë në gjendje të ecë drejt Bashkimit Europian”-tha Ashton.

Në fund të deklaratës së saj, baronesha Ashton thekson sapo të çertifikohet rezultati për Bashkinë e Tiranës, BE do të flasë me qeverinë dhe opozitën se çfarë hapash duhet të ndjekin më pas për integrimin e Shqipërisë.

Gjovalin Kola

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›