PD i pergjigjet PS-se Ska manipulim te procesit

Të shtunën, Edi Rama kërcënoi se do të bojkotojë parlamentin nëse KQZ vazhdon procesin e urdhëruar nga Kolegji Zgjedhor, pas ankesës që bëri vetë z.Rama.
Të dielën, Edi Rama tha që KQZ po vepron nën urdhërat e Berishës, ndërkohë që të gjithë e dinë se KQZ po vepron sipas urdhërit që dha Kolegji Zgjedhor, me kërkesën e bërë nga vetë Partia Socialiste.
Sot, Edi Rama akuzoi KQZ-në për manipulim të procesit. Nuk ka manipulime. Përveç faktit se sot, siç e ka parë i gjithë publiku, një vëzhguese e Partisë Socialiste tentoi të manipulojë procesin duke thyer një kuti votimi.
Komuniteti ndërkombëtar po na kërkon të gjithëve që të sillemi me maturi dhe të presim përfundimin e procesit dhe respektimin e vendimeve të institucioneve. I vetmi që po kundërshton këtë, është z.Rama"-tha zëdhënësja e shtabit elektoral të kandidatit të PD përkryetar bashkie, Jorida Tabaku.