E Diel, 1 Nëntor 2026

Ashton viziton Beogradin dhe Prishtinën

Nga Express më 25 maj 2011 në ora 17:17

Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, gjatë dy ditëve të ardhshme do të qëndrojë në Beograd dhe Prishtinë.

Me zyrtarët serbë, kryediplomatja evropiane do të diskutojë reformat që duhet t’i përmbushë Serbia në rrugën e saj drejt integrimit në BE. Bashkëpunimi rajonal dhe dialogu me Prishtinën do të jenë po ashtu tema të diskutimeve me presidentin e Serbisë, Boris Tadiq, dhe zyrtarë të tjerë të këtij vendi.

Në Prishtinë, Ashton do të qëndrojë të premten, ndërsa do të takohet me kryeministrin Hashim Thaçi dhe anëtarët e ekipit kosovar në dialogun me Beogradin.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›