E Diel, 1 Nëntor 2026

Ashton&Fule, afat dy javor opozitës së Edvinit për zgjidhjen e ngërçit

Kancelaritë perëndimore deklarojnë se zgjidhja e ngërçit politik në Shqipëri, duhet të vijë si rezultat i respektimit të kushtetutës dhe ligjeve në fuqi. Një ditë pas tryezës së organizuar në Strasburg me kryeministrin Sali Berisha dhe kryetarin e opozitës, Brukseli duket më shumë se kurrë i vendosur, se nuk ekziston një kauzë e ligjshme e PS-së, për zgjedhjet e kaluara parlamentare dhe ka parashtruar në tavolinë draftin e kapërcimit të ngërçit politik, në përputhje me kushtetutën dhe ligjet përkatëse. Komunikatat për shtyp të shpërndara nga ministrja e Jashtme e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton dhe komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fule, tregojnë qartë rrugën që duhet të ndjekë politika shqiptare në arritjen e një konsensusi, për t’u rikthyer sa më parë në perspektivën e integrimit evropian të Shqipërisë. Sajesat e turpshme dhe mashtrimi i përditshëm i opinionit publik dhe atij ndërkombëtar, për interesat personale të një karikature politike, ka vënë dhe në pikëpyetje rrugën e progresit dhe të afrimit të vendit me strukturat euro-atlantike. Brukseli është shprehur edhe njëherë se opozita duhet të pranojë rrugën e dialogut, për të kontribuar në sfidat e integrimit dhe përgatitjen për zgjedhjet e ardhshme vendore.
Apeli i Ashton&Fule: Mos ndërprisni rrugën e integrimit të Shqipërisë - të respektohet kushtetuta dhe ligjet në fuqi/Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian Catherine Ashton dhe Komisioneri për zgjerimin Stefan Fule kanë shprehur dje se mbështesin iniciativën e kreut të Partive Popullore Europiane Joseph Daul dhe atij të Partive Socialiste Europiane Martin Schulz, për të ulur të dyja palët shqiptare në bisedime për zgjidhjen e krizës politike në vend.
Ashton dhe Fule, inkurajojnë palët politike për zgjidhje të situatës në koherencë me kushtetutën dhe ligjet në fuqi. Dy zyrtarët e lartë të Brukselit deklarojë se politike shqiptare duhet të tregojë pjekuri në këto momente të rëndësishme për vendin, në prag të liberalizimit të vizave dhe marrjes së statusit kandidat.
Në deklaratën e përbashkët thuhet se “Shqipëria ndodhet në një moment shumë të rëndësishëm në rrugën e saj drejt integrimit evropian. Gjithashtu, një sërë arritjesh të tjera kërkojnë kurajo politike. Bashkimi Evropian është seriozisht i shqetësuar për ngërçin e vazhdueshëm politik. Jemi të shqetësuar për mosfunksionimin e parlamentit dhe efektet pasuese nëpër institucionet e tjera. është koha më e mirë për të gjetur një zgjidhje për krizën aktuale politike mbi baza që do ti rezistojnë kohës. Prosperiteti i Shqipërisë nuk duhet të ndikohet nga vazhdimi i status quo-së”- thuhet në deklaratën e përbashkët për shtyp të Ashton dhe Fule.
Përfaqësuesja e lartë e BE dhe komisioneri i bashkohen thirrjes nga ana e grupeve politike të Parlamentit Europian për kreun e qeverisë dhe kreut të opozitës për të marrë përgjegjësinë për gjetjen e zgjidhjeje që do të çojë përpara në mënyrë të qëndrueshme dhe të shpejtë në përputhje me aspiratat e qytetarëve e Shqipërisë, Kushtetutës dhe parimin e transparencës”.
Më tej, në deklaratën e tyre thuhet se kapërcimi i ngërçit dhe tejkalimi i situatës duhet të vijë në sajë të respektimit të kushtetutës dhe ligjeve në fuqi.
Përfaqësuesja e Lartë e BE Ashton dhe Komisioneri i Zgjerimit Fuele i bashkangjiten thirrjes së grupeve politike të Parlamentit Europian ndaj liderit të qeverisë dhe liderit të opozitës në Shqipëri për të marrë përgjegjësi për gjetjen e një zgjidhjeje, që të jetë kombëtare, e qëndrueshme dhe e shpejtë, në linjë me aspiratat e qytetarëve të Shqipërisë, Kushtetutën dhe principin e transparencës, përfundon deklarata.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›