Berisha kthehet nga Strasburgu: Gjatë diskutimeve spikati vendosmëria për të respektuar kushtetutën dhe vendimet e gjykatave

Kryeministri Sali Berisha ka mbërritur pak minuta më parë në aeroportin “Nënë Tereza”, pas vizitës një ditore në Strasburg, ku mori pjesë në darkën e organizuar nga përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian, me temë situatën politike në vend.
Kreu i qeverisë informoi mediat për tryezën e organizuar, duke deklaruar se tek të pranishmit spikati vendosmëria për të respektuar kushtetutën e vendit dhe vendimet e gjykatave.
“Patëm një darkë, në restorant “Krokodil” të Strasburgut. është një nga darkat më të shijshme. Unë jam edhe një person që e dua shumë Strasburgun sepse është dhe një qytet me histori frymëzuese. Nga ana tjetër, darka sigurisht nuk ishte një dark ahengu, por ishte një darkë pune. Mund tu them se tek të pranishmit spikati qartësisht vendosmëria për respektimin e plotë të kushtetutës, kuadrit ligjor, vendimeve të gjykatave në zgjidhjen e këtij problem. Pra ishte një sintoni dhe me qëndrimet e mëparshme sit ë komitetit presidencial dhe të byrosë parlamentare të këshillit të Evropës, ashtu dhe deklaratat e përsëritura të Brukselit. Ndaj dhe unë dua tu përshëndes që keni dalë në aeroport për të marrë përshtypjen e një darke të këndshme”- u shpreh kreu i qeverisë Berisha.
Lidhur me qëndrimin e kryetarit të PS-së në këtë takim, Berisha tha se një koment të tillë duhet ta bëjë vetë Rama.
Gjithashtu, kryeministri vuri në dukej se darka i takon kreut të opozitës, për ta “paguar”, meqë me kwtw ishin pajtuar edhe zwra tw tjerw nw Strasburg.
“Gjithçka lidhet me personin e tij, ju lutem priteni kur të kthehet dhe pyeteni atë. E tëra çka mund tu them për të është se, dëgjova një zë, që se nga erdhi , as vetë nuk e mora vesh që i tha, këtë darkë të takon ta paguash ti”- deklaroi ndwr tw tjera kryeministri Sali Berisha.
Kryeministri Sali Berisha u kthye dje pasdite në Tiranë, pas një qëndrimi një ditor në Strasburg, ku me ftesë të zotit Joseph Daul, Kryetar i Grupit të PPE në Parlamentin Evropian dhe të zotit Martin Schulz, Kryetar i Grupit të PSE në Parlamentin Evropian, mori pjesë në një darkë të shtruar për të dhe për Kryetarin e Partisë Socialiste.