E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me rëndësi, vijimi i dialogut politik në vend

Zv/kryeministri Meta, bisedë telefonike me homologun e tij britanik, Hauge

Britania e Madhe inkurajon zhvillimin e dialogut institucional në sallën e parlamentit dhe duke respektuar në mënyrë themeltare, kushtetutën dhe ligjet në fuqi të vendit. Këtë deklaratë ka dhënë dje ministri i Jashtëm britanik, ëilliam Hague, gjatë një bisede telefonike me zv/kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm, Ilir Meta. Shefi i diplomacisë shqiptare e uroi Sekretarin Britanik të Shtetit për çështjet e Jashtme, z. ëilliam Hague, për detyrën e re duke shprehur besimin tek angazhimi i mëtejshëm i Qeverisë britanike si dhe tek kontributi i tij personal për Ballkanin Perëndimor.
Në këtë kontekst, z. Meta i vlerësoi marrëdhëniet Tiranë - Londër si shumë të rëndësishme.
Z. Hague nga ana e tij, shprehu kënaqësinë për të punuar me z. Meta dhe e siguroi atë për mbështetjen e plotë të Mbretërisë së Bashkuar në integrimin evropian të Shqipërisë.
Në këtë kuadër, ai vlerësoi rolin konstruktiv të Shqipërisë në rajon duke theksuar se Ballkani Perëndimor do të jetë një prioritet i rëndësishëm në politikën e jashtme britanike dhe se Konferenca e Sarajevës do të jetë një moment inkurajimi për rajonin.
Meta dhe Hague biseduan edhe mbi situatën politike në Shqipëri.
Në këtë kontekst, ata ndanë dëshirën për përmirësimin e klimës së brendshme politike duke nënvizuar rëndësinë e vazhdimësisë së dialogut politik në vend.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›