“Edi Rama më i humburi nga e gjithë kjo histori bojkoti”
Deputeti demokrat Tritan Shehu
Një ditë pas darkës së negociatave në Strasburg Rama-Berisha, deputeti demokrat Tritan Shehu shprehet se kryesocialisti ishte i vetmi i humbur nga gjithë kjo histori bojkoti, protestash e grevash. Sipas tij, ndërhyrja e ndërkombëtarëve ishte një tentativë për të zgjidhur pikërisht krizën personale të Edi Ramës.
“Greva u mbyll se dështoi. Duke qenë pjesë e një strategjie prej disa muajsh lidershipi i lartë i PS ka ndërmarr në partinë e tyre për të krijuar një situatë destabilizimi. Por nuk është vetëm greva, mua më duket se dështoi gjithë strategjia e ngritur nga lidershipi i PS në këtë periudhë”, tha Shehu.
Në kushtet kur kompromisi në Strasburg nuk u arrit, deputeti demokrat, Tritan Shehu thotë se zgjidhja vjen vetëm nëse kryetari i socialistëve të trokasë në derën e duhur. “Nëse kryeministrit i kërkohet diçka që nuk varet nga ai, nëse mazhorancës i kërkohet diçka që nuk varet nga ai, pa dyshim këtu problemi nuk është i mazhorancës por i atyre që trokasin në derën e gabuar dhe mendoj se ata duhet të orientohen drejt dhe të trokasin në derën e nevojshme dhe që është sistemi i drejtësisë”- deklaroi më tej ai ai.
Shumica parlamentar është shprehur në vazhdimësi për të nisur dialogun me opozitën, por kjo e fundit jo vetëm që refuzoi bisedimet institucionale, por vuri në provë metodat më ekstreme të presionit, por fatmirësisht pa ia dalë mbanë, pasi gjithçka ka qenë e kurdisur nga një mendje e sëmurë e kryesocialistit. Pas apelit të Brukslelit për debat politik në parlament, pritet edhe reflektimi i çmendurisë opozitare, për të lëlë përfundimisht politikën e rrugës dhe për të nisur dialogun në parlament.