E Diel, 1 Nëntor 2026

Komenti/Rama, trimi i “Bulevardit” dhe i urti i “Krokodilit”

Kryesocialisti ka konsumuar veten dhe forcën e tij politike që drejton për t’u ulur në një tavolinë të përbashkët me kryeministrin Berisha dhe përfaqësuesit më të lartë të Bashkimit Evropian. Fakti që atë askush nga të gjithë zyrtarët e Brukselit që vizitojnë Tiranën nuk e takon dhe as nuk e llogarisin si faktor politik, e ka çuar atë drejt një dëshpërimi të thellë dhe gjithçka e sajuar deri më tani, e ka zanafillën te dyert e mbyllura të politikës evropiane të Brukselit kundërt asaj bizantine të Edvin Kristaq Ramës

Një shprehje thotë se, “tallësit organizojnë trazira në qytet, por njerëzit e urtë qetësojnë zemërimin”.
Politika e ditëve të sotme dhe stadi ku ajo ka mbetur është vërtet një D-Ramë më vete dhe një faktor negativ për ecurinë e institucionalizimit demokratik. Shqipëria pret nga Bashkimi Europian të përfitojë liberalizimin e vizave dhe njëherazi marrjen e statusit kandidat jo më vonë se vjeshta e këtij viti. Por ajo çka po shihet dhe mesazhi i cili po i përcillet Brukselit, nuk është shenja më e mirë e mundshme për realizimin e aspiratave të integrimit. Edi Rama prej muajsh, javësh dhe ditësh me radhë s’ka bërë gjë tjetër, veçse zbrazjen e thirrjeve anarshiste, për një rokadë kundër pushtetit dhe rendit qeverisës në fuqi. Këto thirrje, bashkangjitur dhe atyre të dala nga goja e disa personave me ngjyrime të qarta të destabilizimit politik, por që janë të koleksionuar që hershëm në kaskierën e dështimit politik, për arsye të qarta se funksioni dhe roli i tyre nuk i ka shërbyer për asnjë moment publikut, por përkundrazi është investuar në kah të interesit personal dhe atyre klanore.
Pavarësisht, tendencave të kota për të fraksionizuar qëndrimin opozitar kundër institucioneve shtetërore, socialistët e thjeshtë, për asnjë moment nuk e besuan çmendurinë populiste, për përdorimin e çfarë do lloj mjeti, për të detyruar shumicën qeverisës, që të falë pushtetin e fituar nga vota e lirë e shqiptarëve më 28 qershor. Por qëndrimi i liderit opozitar, ka dy standarde, të cilat shkojnë në raport të zhdrejtë me njëri-tjetrin: ndjellja dhe përcjellja e egërsisë kundrejt institucioneve të ligjit dhe pushtetit në tërësi dhe urtësia apo pendesa përballë faktorit ndërkombëtar.
Burracakëria apo kokë-ulja në bashkëbisedimet me zyrtarë dhe përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian, vë në pah karakterin prej dështaku të Edi Ramës. Takimi i të enjtes mbrëma në Strasburg, shpalosi mbi formimin dhe karizmën e vërtetë të tij politike. Edi Rama ka qëndruar gjatë gjithë kohës me kokë ulur dhe s’ka mundur për asnjë moment që t’i bëjë ballë furisë së pyetjeve të komisionerit Fule, apo edhe të përfaqësuesve të grupeve parlamentare evropiane të majta dhe të djathta. Kryesocialisti, s’ka mundur që të mbrojë kauzën e ngritur prej tij dhe të firmosur si ideologjikisht, por edhe financiarisht nga 22 miliardierët e grupit parlamentar socialist, për të mbajtur në këmbë një kufomë politike dhe një ngrehinë institucionale, siç është opozita.
“Trimi” i bulevardit të Tiranës ka ulur kokën te “Krokodili” i Strasburgut.
Për asnjë moment, Edi Rama s’ka dalë nga verbëria që e karakterizon dhe nga ngazëllimi që ishte në një tavolinë me Berishën, ka bërë “viktimën” se ato që ka thënë në Tiranë për revolucion popullor në shekullin e XXI, nuk na paskan qenë të vërteta, pasi janë keqinterpretuar nga mediat.
Fakt është se kryesocialisti, është deklaruar jo vetëm për rrokadën shtetërore, por ka shkuar edhe më larg, po të kemi parasysh këtu kërcënimet e Spartak Ngjelës se vota mbrohet me pushkë në dorë apo deri te papjekuria e Saimir Tahirit, i cili ende kujton se është duke jetuar në periudhën e sundimit osman, për të bërë thirrje të tilla si “ja vdekje ja liri”...
Trimi i bulevardit, apo tallësi i Tiranës, organizoi për dite e me radhë protesta dhe trazira nëpër kryeqytet dhe në disa prej akseve kombëtare të vendit, por te “Krokodili” i Strasburgut urtësia e tij ishte si ajo e një qengji, i cili sapo ka parë dritën e diellit. Mbetet enigmë fakti nëse Edvini bën gjithçka ka në dorë për t’u faktorizuar dhe ulur nëpër darka e dreka me ndërkombëtarët, apo këtë radhë u tremb nga emri i restorantit në fjalë si “Krokodil”-i.
Megjithatë një gjë është e sigurt, prej ditës së djeshme, nuk ekziston më asnjë kauzë zgjedhjesh, por thjesht një draft i Brukselit, për t’i dhënë fund ngërçit dhe rikthimin e menjëhershëm në rrugën e integrimit, me që Edvini, më në fund arriti të ulej në një tavolinë me kryeministrin Berisha dhe zyrtarët e lartë të Brukselit, e në ato pak orë, i është dukur vetja po aq i rëndësishëm sa vetë ata...

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›