E Diel, 1 Nëntor 2026

Fokus/Bisedime 4-orëshe në restorant “Krokodil” në Strasburg

Deklarata e përfaqësuesve të lartë të Brukselit, erdhi vetëm pak orë pas përfundimit të takimit ndërmjet kryeministrit Berisha dhe kreut të opozitës. Takimi i Berishës me Ramën, në prani të përfaqësuesve më të lartë të Brukselit, ka përfunduar në orët e para të mëngjesit të djeshëm, ndërkohë që ishte nisur të enjten në mbrëmje. Palët nuk arritën në një marrëveshje paraprake, por lanë të hapur bisedimet dhe dialogun.
Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fule u shpreh pas takimit 4 orësh, se po bëhet një punë e mirë, por nevojitet ende kohë, për konkretizimin e rrugë zgjidhjes.
“Darka shkoi shumë mirë, por negociatat do vazhdojnë. Ishte një diskutim i hapur, dhe mendoj se ne po ecim përpara”, u shpreh Fyle për mediat pak pas takimit.
Nga të dhënat e para mësohet se është lënë që një tjetër takim të zhvillohet pas dy ose tre javësh.
Gjatë një prononcimi për mediat, pas përfundimit të takimit, kryeministri Sali Berisha u shpreh se dialogu do të vazhdojë dhe janë të gjitha hapësirat për kapërcimin e ngërçit politik.
“Ishte një takim i frytshëm. çdo takim me miqtë tanë ndërkombëtarë është pozitiv. Për mua është gjithnjë një kënaqësi të takoj edhe kundërshtarët politikë. Eshtë lënë një periudhë reflektimi për të dyja palët për të diskutuar opsionet e zgjidhjes së krizës”- u shpreh kreu i qeverisë shqiptare, Sali Berisha.
Në takim kanë qenë të pranishëm Presidenti i PPE-ve, Jozef Daul, ai i PSE-së Martin Shulz, komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Stefan Fule si edhe eurodeputeti Eduard Kukan, Drejtori për Ballkanin Pjer Mirel.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›