Asistentët vëzhgojnë miqësoren e Hungarisë
Drejtuesit e FSHF-së kanë miratuar planin e trajnerit Han, që një prej asistentëve të tij të udhëtojë për të ndjekur miqësoren që Hungaria do të zhvillojë më 26 mars. Dihet që kjo skuadër është rivalja direkte e Shqipërisë në renditjen e Grupi 1 të Eliminatoreve të Botërorit 2010, ndaj Han ka kërkuar sa më shumë informacion që të jetë e mundur rreth saj. Trajneri nuk do të ketë mundësinë të ndjekë personalisht ndeshjen e Hungarisë, por aty do të jetë i pranishëm asistenti i tij, Teodorus De Jong. Pas zhvillimit të miqësores me Kosovën, trajneri i përfaqësueses shqiptare do të vazhdojë vëzhgimin e futbollistëve që aktivizohen në kampionatet evropiane, duke vijuar turin në Ukrainë. Aty ai do të ndjekë paraqitjet e lojtarëve si Dallku, Curri, Hidi, Bulku dhe Bylykbashi.