Bukuroshet 30-vjeçare
Nëse në Hollivud një shpërblim shkon nga 300 mijë dollarë për një film në gjashtë milionë për pasardhësin, diçka ka ndodhur. Me sa duket ka lindur një yll. Më pas, ka të ngjarë që ylli në fjalë mund të jetë një bionde, ose bionde platin. Bukuroshe si një manekin, me një buzëqeshje jo shumë perfekte, e talentuar, ironike, e cila është një hap drejt të tridhjetave (më 24 nëntor të 2008-ës), madje mund të bëhet edhe ikonë e brezit të ri. Quhet Katherine Heigl dhe është "It girl", siç thonë në Shtetet e Bashkuara për sezonin e ardhshëm kinematografik. "Enfant prodige" ("Fëmija gjenial") është filmi me aktorin Gérard Depardieu. Më 21 mars rikthehet në sallat e kinemasë një tjetër komedi, që mban firmën e regjisores Anne Fletcher ("40 vjeç i virgjër") dhe Aline Brosh McKenna (skenaristja e filmit "Djalli vishet me Prada"): "27 herë në të bardha", ku "në të bardha" nënkupton se ajo që do martohet, edhe këtë herë është një tjetër dhe Katherine-Jane vazhdon t‘i mbetet në dollap fustani i shëmtuar. Ndërsa nga Bridget Jones mos prisni dëshpërim të tipit "do të vdes vetëm, me fytyrën e ngrënë dhe të shqyer nga qentë". Katherine-Jane, pasi u dashurua me shefin e saj (që më pas ia "vodhi" motra e vogël) është një person që vihet në lojë nga tezja e saj e thotë: "Po, është shumë e rëndë, por më pas kujtohem që mund të bëj seks me të panjohurit dhe ndihem shumë më mirë". Me sa duket, princi i kaltër është pas saj dhe gjithçka përfundon me një fund të lumtur. Heigl bëhet heroina e re e komedive romantike.
Jo rastësisht gjithçka i ndodh asaj dhe jo një njëzetvjeçareje. Nëse dje aktoret që kishin arritur të tridhjetat konsideroheshin shumë të vjetrat për Hollivudin, sot studimet tregojnë se femrat më të preferuara janë ato më të maturuarat se vajzat e reja. Njëzetvjeçaret, duke veçuar disa prej tyre, duhet të kënaqen me filmat horror, ose ato me adoleshentë. Por, kur buxheti është milioner, eksperienca, emri dhe mosha janë kusht minimal. Gjithashtu, shumë aktore 47-vjeçare po shkëlqejnë në rrugën e gjatë të kinemasë. Një prej tyre është Julianne Moore, e cila këtë herë është në rolin e një agjenteje të FBI-së, e cila i është vënë në ndjekje Nicolas Cage në filmin "Next" ("Tjetri"). Sigurisht nuk mund të lëmë pa përmendur edhe 40-vjeçaren Julia Roberts, me tre fëmijë, që edhe pse shtatzënë gjashtëmuajshe është protagonistja absolute e filmit dramatik "Fireflies in the Garden", e cila përballon një tragjedi që shkatërron familjen e saj. Një tjetër aktore e njohur është edhe Juliette Binoche, që në moshën 48-vjeçare pozoi nudo për "Playboy" dhe bën për vete vëllain e burrit të saj të ardhshëm në filmin "Dashuria e dytë Dan". Naomi Watts është një tjetër bukuroshe, që pas filmit "Premtimi i vrasësit" e ka axhendën më të ngjeshur se kurrë.
Kësaj liste nuk mund t‘i shpëtonte Uma Thurman, 38 vjeçe, e cila shihet në pasqyrë dhe risheh vetveten në moshën e adoleshencës me fytyrën e Evan Rachel Wood, në thrillerin "Para syve". Dhe në fund është ajo, bukuroshja 33-vjeçare Angelina Jolie, që do të jetë protagoniste në filmin "Wanted" ("I kërkuari").
Gjithsesi nuk është çështje fame. Martesat në Hollivud sa vijnë e shtohen. Ajo që e vërteton se martesa mund të bëhet një problem serioz pas të tridhjetave, vërehet te një prej pjesëtarëve të serialit "Shtëpiake të dëshpëruara", pikërisht tek Eva Longoria. Në filmin "Over Her Dead Body" ("Mbi trupin e saj të vdekur") arrin të gjejë njeriun e duhur, por pikërisht ditën e dasmës vdes e mbytur nga shembja e një engjëlli skulpturë dhe pasi vdes ajo shndërrohet në një fantazmë dhe vendos: ose mua, ose asnjë. Eva do të shqetësojë të gjitha femrat që i afrohen atij. Michelle Monaghan, 32 vjeçe, i ka lënë të gjithë gojëhapur me zgjedhjen e komedisë "Një dashuri dëshmitare". Cameron Diaz, që në moshën 36-vjeçare është më e preferuar se kurrë, pas filmit "Një natë e shkurtër në Los Anxhelos" martohet me Ashton Kutcher, i cili është gjashtë vjet më i vogël se ajo. Një diferencë jo shumë e madhe, duke e krahasuar me atë të bashkëshortes së vërtetë, Demi Moore.
Por jo të gjitha dashuritë funksionojnë. Ka nga ato që dështojnë për shkak të karakterit të ndryshëm, siç ndodh edhe me personazhin e filmit dhe librit me të njëjtin titull, "Dashuria në kohërat e kolerës", ndërsa femra të tjera e marrin me të qeshur, pa e vrarë shumë mendjen. Njëra prej tyre është edhe Amanda Peet, apo Kate Hudson, që pesë vjet pas filmit "How to lose a guy in ten days" ("Si të humbasësh një djalë për 10 ditë") rikthehet përkrah aktorit Matthew McConaughey në "Fool‘s Gold", ku tenton të shpëtojë martesën, duke kërkuar një thesar spanjoll të mbytur në det.
Është më mirë të jesh 40 vjeçe, edhe kur në mes nuk është një martesë. Bukuria e pavdekshme mesdhetare, edhe pse është në moshën 43-vjeçare, mishëron një femër fatale. Edhe në filmin "Shoot‘em Up" ("Vritini të gjithë") luan për të katërtën herë rolin e një prostitute përkrah aktorit bukurosh Clive Owen. Ǒmund të themi për kthesën rrënjësore të 37-vjeçares Winona Ryder? Si gjithmonë mbetet një aktore e pazëvendësueshme. Një tjetër bukuroshe nga Spanja ka bërë për vete Amerikën. Leonor Watling, që luan në filmin "Flit me të", ka zbarkuar në SHBA duke hetuar me John Hurt dhe Elijah Wood. Mos ndoshta një spanjolle po bën për vete Shtetet e Bashkuara?
Binjake shumë të ndryshme
Intervistë me Lindsay Lohan dhe Ellen Page
Lindsay Lohan
Ka mbushur 21 vjeçe në korrik të vitit të kaluar. Mes aktoreve amerikane të brezit të saj, Lindsay Lohan është mbretëresha e budallallëqeve. Shumë herë ka qenë pjesëtare e klinikave të dizintoksikimit. Është arrestuar qindra herë nga policia, por nga të gjithë çmohet dhe njihet për talentin e saj. Së shpejti do të dalë në kinematë amerikane filmi i saj, "Emri i vrasësit tim".
Cilat janë aspiratat tuaja në vitet e ardhshme?
Thjesht mund të mendoj që jeta ime të jetë më e qetë dhe e sistemuar, që të kem dikë me të cilin të jetoj. Ndoshta mund të martohem. Në karrierë dëshiroj të arrij aty ku kanë arritur disa aktore të tjera me të cilat kam punuar, duke filluar nga Meryl Streep, te Jane Fonda. Më pëlqen të kujtohem për mirë për punën që kam bërë, jo për aksidentet o për burrat me të cilët nuk kam dalë.
Ndiheni më e pjekur për moshën që keni?
Gjithmonë jam ndier më e madhe në krahasim me moshën që kam. Jam rritur mes njerëzish të pjekur dhe gjithmonë kam pasur shumë përgjegjësi në familje, kështu që ndihem më e vjetër nga ç‘jam. Kam një instinkt të fortë mëmësor, sepse kam vëllezër më të vegjël se unë dhe kam mësuar shumë prej nënës sime që kur kam qenë e vogël.
Çfarë roli ka muzika në jetën tuaj?
E adhuroj muzikën, e kaloj gjithë kohën që kam duke shkruar muzikë. Kur jam gjatë xhirimeve të një filmi dhe pres sa të vijë pjesa ime, mbaj gjithmonë kufjet në vesh. Më ndihmojnë të imagjinoj se si ndihet personazhi im para se të bëhem njësh me të. Isha shumë e nervozuar kur këndova në "Radion Amerika", sepse gjatë xhirimeve kisha përballë meje me sy të fiksuar tek unë: Kevin Kline, Meryl Streep, Woody Harrelson dhe Robert Altman, por ishte një kënaqësi e madhe. Është jashtëzakonisht bukur kur muzika hyn shumë thellë brenda teje. Nuk jam ndier kurrë më parë aq e mbushur kur regjistrova dy albumet e mia muzikore.
Ellen Page
Sapo ka mbushur 21 vjeçe, ka një kandidaturë për çmimin "Oscar" si aktorja më e mirë protagoniste për filmin "Juno". Ellen Page ka aktruar që kur ka qenë 12 vjeçe. Fillimet e saj kanë qenë në Kanada, nga ku ka edhe origjinën, por "Juno", filmi i saj i dytë pas "Hard Country", e çoi drejt suksesit. Në filmin tjetër, "Smart People", është një vajzë e zgjuar, e cila jeton me babain e saj të çmendur, interpretuar nga Dennis Quaid.
Cilat janë aspiratat tuaja në vitet e ardhshme?
Nuk dua të bëj projekte shumë precize, sepse nuk e di se çfarë do të më ndodhë. Mund të duket një melodramë, por ajo që dua është të mbeten e ndershme dhe të arrij të mbaj kontrollin për rolet që do të interpretoj. Shpresoj që të gjej gjithmonë pjesë që të më japin kënaqësi, ai ajo e "Juno", që të jenë një sfidë pasionante.
Ndiheni më e pjekur për moshën që keni?
Kjo është një periudhë surreale për mua. Mbi çdo gjë tjetër në botë dua të bëhem medoemos një aktore dhe jam shumë e lumtur që kam punuar në një film të vështirë. Frika e zgjedhjes për projektet e ardhshme është ëndrra e çdo aktori, në çdo moshë që të jetë. Për mua është e rëndësishme të jem me këmbë në tokë dhe t‘i anashkaloj "çapkënllëqet" e adoleshencës, të cilat mund të ndikojnë në karrierën time. Në këtë kuptim ndihem më e pjekur se aktoret e tjera të moshës sime.
Çfarë roli ka muzika në jetën tuaj?
Unë luaj kitarë dhe këndoj: është një zgjidhje e mrekullueshme për ekuilibrin tim mendor. Nuk mendoj se jam një këngëtare dhe kitariste e madhe, por më pëlqen të dëfrehem. Për këtë arsye isha e lumtur që këndova këngën "Anyone else but you" në filmin "Juno". Kjo këngë ka qenë pjesë e jetës sime që kur kam qenë fëmijë. Ia sugjerova unë regjisorit. Sipas meje, ishte mënyra e duhur që Juno të rikthehej sërish ajo që ishte më parë, një gjashtëmbëdhjetëvjeçare e dashuruar pas një djali të shkëlqyer.
Yje në orbitë
Evan Rachel Wood - Muza bukuroshe e filmit të ardhshëm të Woody Allen, interpretuar nga Uma Thurman, kur ishte një adoleshente në thrillerin "Para syve". Në fakt, është vajza e Michael Douglas në filmin "Në zbulimin e Çarlit", që e ndihmon të gjejë një thesar
Scarlett Johannson - Muza e dashur e Hollivudit, me rolin e Maria Bolena, pretendon dashurinë e Enrikut VIII, në ndryshim nga motra e saj, Anna, në filmin "Gruaja tjetër e mbretit"
Natalie Portman - Princesha e filmave "Lufta e yjeve" është Bolena më e famshme, Anna, në Anglinë e shekullit XVI, gjithmonë në filmin "Gruaja tjetër e mbretit"
Anne Hathaway - Pas filmit të suksesshëm, "Djalli vishet me Prada", tregon anën e saj komike me aktorin Steve Carell në "Agjenti Smart, një rrëmujaxhi i madh", parodi e një seriali televiziv. Ky film do të shfaqet në muajin maj
Michelle Williams - Pas filmit "Brokeback Mountain", hera e parë si protagoniste, ku luante rolin e shoqes së aktorit që vdiq pak muaj më parë, Heath Ledger. Në "Inciendary" luan rolin e një gruaje, e cila, edhe pas vdekjes së të birit në një atentat, nuk do të dorëzohet