Juna qan e ulëret, Ina e kap për flokësh
Stafi realizues i "Big Brother" sqaron opinionin se gjatë evakuimit të banorëve ditën e tragjedisë së Gërdecit, ata nuk kanë pasur asnjë kontakt me njerëz të tjerë përveç 1 minute bisedë me familjarët, ku secili ka dhënë garancinë se është shëndoshë e mirë. Në aspekte të tjera, izolimi, siç e kërkojnë rregullat dhe loja, ka vijuar normalisht edhe gjatë qëndrimit në hotel. Po ashtu, stafi realizues i "Big Brother"-it bën me dije se votimi për treshen e nominuar vazhdon, pavarësisht shtyrjes me një javë të natës së spektaklit, ku njëri prej tyre del nga shtëpia.
Ndërkohë, loja vazhdon. Najada është në mes të tre çunave dhe ata nuk kanë mëshirë për ta gudulisur, derisa ajo fillon e ulëret. Arbri, Ervisi dhe Çimi e ngacmojnë, duke i thënë se do bëjnë xheloze gocat e tjera. Të gjithë të tjerët janë në dhomë. Ky është një nga momentet më interesante në interaksionin mes banorëve.
Ndërkohë loja e çifteve është në vazhdim: Leonardi tall Ervisin dhe Polin për marrëdhënien që ata kanë me Inën.
Romina dhe Juna kanë një moment kur flasin për mallin që i ka marrë për botën jashtë.
Ina me Polin ngacmohen kur vjen ora për të fjetur gjumë. Ata, gjithë këto net, kanë fjetur pranë dhe sot që i kanë ngritur dyshekët nga sheshi janë shtrirë në krevatet ngjitur. Poli e pyet Inën nëse do që ai të shkojë te krevati i saj. Ajo i përgjigjet: Provoje! Ata përfundojnë duke u zënë. Kur dritat fiken ata janë në krevate të ndryshme.
Juli thotë se ka nisur t‘i mungojë shumë "dikush". Të njëjtën gjë shpreh edhe Arbri.
Ina i thotë Ervisit se i kishte ardhur keq që ai e kishte puthur Najadën te qafa dhe te veshi. Ai i thotë që nuk kishte ndjenja në ato momente. Ina i përgjigjet: "Bravo të qoftë!" Ervisi i thotë që femra të mira, përveç Inës dhe Junës, nuk ka tjetër, edhe Nada që është femër seksi.
Juna u bën një shaka të frikshme të gjithë banorëve, duke qarë dhe ulëritur, sikur kishte thyer një gjymtyrë. Ndërkohë që gjithë të tjerët janë tepër të frikësuar, vjen Ina dhe e kap nga flokët për të treguar që ajo po tallej. Ina e dënon Junën në këtë mënyrë, sepse më herët Juna dhe Arbri i kishin bërë asaj një shaka të këtij lloji. Gjithçka kthehet në një lumë të qeshurash, përveçse për Çimin, që e kishte marrë tepër seriozisht. Më vonë Juna kërkon ta sqarojë, por ai është i shokuar.
Ervisi gjithashtu zemërohet më shumë nga ulërimat e Rominës, që dukeshin sikur "nxorën njeri me barelë".
U deshën disa orë sa situata e nxehur nga shakatë të ftohej dhe banorët të flinin gjumë. Olsi shkon te krevati i Junës dhe shtrihet me të.
Është nata e dytë që Olsi zgjohet afër Junës. Ai zgjohet i çoroditur dhe thotë se e ka të domosdoshme një pije të ftohtë. Çimi i bën batutë se "nuk i ka marrë leje Najadës, që dje fjeti me Junën". Ndërkohë Najada është zgjuar si dje, ka ngrënë mëngjes dhe ka pirë ilaçet, pastaj është kthyer sërish në krevat. Kafen dy çunat e pinë duke folur për të tjerët. Çimi e ndjen veten një brez larg. Kurse Olsi thotë se çdo gjë riciklohet, çdo ndjenjë, çdo veprim. Ndaj ai thotë se ka një përgjigje për çdo veprim që bën. Sipas tij, njeriu ka personalitete të ndryshme, që përshtaten në situata dhe persona të ndryshëm. Ai mendon se Najada i stërmendon gjërat që bën. Çimi flet për ndryshimin e eksperiencave të jetës që ka ai dhe të tjerët. Ai mendon që djemtë e tjerë nuk mund të barazohen me të, në akumulimin e njohurive të jetës.
Romina, Astriti, Olsi, Poli dhe Shkëlqimi ulen të hanë mëngjes. Atyre u kujtohet shakaja e rëndë e Junës që i trembi të gjithë gjatë natës. Shkëlqimi e pyet Olsin nëse ia kanë sjellë bojën për flokët që ka kërkuar. Ai shpreson, por nuk e di. Ata komentojnë modelin e ri të flokëve të Shkëlqimit, që ngjan si kalamajtë me emrin "Ronaldinjo". Poli, pas mëngjesit, shkon te krevati i Inës, duke pritur që ajo të zgjohet. Ndërsa Astriti dhe Çimi kanë mbetur vetëm me Olsin, ky i fundit i thotë Astritit që kur të zgjohet Najada ta ngacmojë, duke e pyetur se përse nuk ka fjetur me Olsin. Astriti i mban anën Olsit. Romina kthehet te tavolina e kuzhinës dhe çunat e ngacmojnë, duke i thënë se ajo ka rënë në dashuri me Olsin. Romina i injoron plotësisht.
"Big Brother" po i zgjon gocat, Ervisin dhe Nardin me muzikë. Najada bëhet gati duke kërcyer. Ina hap sytë nga zëri i Olsit. Gjithashtu edhe Julinda.
Olsi përfiton pak nga ëmbëlsia e mëngjesit të gocave, duke bërë kollotumba me to në krevat.
Ervisi zgjohet dhe shkon në oborr të Çimi e Titi, të cilët janë duke bërë komente për trupin pothuajse të zhveshur të Najadës, ndërsa ishte ende në gjumë.
Juna hyn në dhomën jeshile, pas tualetit të mëngjesit dhe bën sikur nuk i bën përshtypje Julinda, që është duke i bërë një masazh tajlandez Olsit. Juna nis e kërcen mbi krevat, duke vendosur mikrofonin.
Pak minuta para se të vijë mesdita, gocat kanë marrë kot nga kërcimi. Ky është zgjimi i plotë i banorëve.
Çimi dhe "Big Brother" kanë një ide të përbashkët. Ndërsa producentët po mendojnë se banorët duhet të angazhohen në teatër, Çimi u thotë të tjerëve se ka në mendje skenarin dhe regjinë e një teatri. Ai e ka krijuar një histori për t‘i angazhuar të gjithë të tjerët, por sapo është duke ia shpjeguar atyre idenë, ndërhyn "Big Brother"-i duke i dhënë detyrën e radhës. Ata kanë për t‘u ndarë në 3 grupe: 1. Poli, Shkëlqimi, Besarta dhe Julinda; 2. Ervisi, Romina, Olsi, Ina; 3. Astriti, Najada, Leonardi, Juna dhe Arbri. Më pas, secili nga grupet do të zgjedhë një nga temat e mëposhtme: 1. Familja shqiptare në vitet 1800.
Olsi luan me ndjenjat e Inës dhe Rominës. Kjo sigurisht është pjesa teatrale që ka zgjedhur grupi i tij brenda temës "dashuri dhe tradhti". Romina është e dashuruar verbërisht pas Olsit, ndërsa ai tallet me ndjenjën e saj. Ina është femra tjetër, e shfrytëzuar nga Olsi, ndërsa Visi ka rolin e shëruesit të zemrës. Visi dhe Olsi janë shokë në skenar, por edhe mes tyre ka tradhti. Romina e zhgënjyer nga Olsi, i cili e ka tradhtuar me Inën, gjen prehje te Visi. Ky i fundit e tradhton shoqërinë me Olsin dhe e bën Rominën të bjerë në krahët e tij.