“Asnjë arsye politike, shumë shpejt ratifikimi”
Autori i Lajmit: Plarent Shehu
Greqia ua ka dedikuar shkaqeve procedurale vonesën në ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit (MSA) të Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Greke ka thënë se nuk ka asnjë arsye politike dhe se, së shpejti, do të ketë progres në këtë çështje. Kur Kryeministri shqiptar vizitoi Athinën, më shumë se dy vjet më parë, mikpritësit grekë i premtuan se Greqia do të ishte e para që do ta ratifikonte Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Por ende sot, e ndërsa marrëveshjen e kanë ratifikuar thuajse gjithë vendet anëtare të BE-së, ky premtim i Greqisë mbetet i parealizuar. Gjatë gjithë kësaj periudhe, që të dy palët ua kanë dedikuar vonesën shkaqeve teknike, disa herë është thënë se teksti është kthyer për gabime në përkthim. Asnjë nga palët nuk ka pranuar se prapa vonesës së ratifikimit mund të ketë një sfond politik. Por Kryetarja e Parlamentit Shqiptar, Jozefina Topalli, kur vizitoi Brukselin, më herët këtë vit, në prani të Presidentit të Komisionit Evropian, Hose Manuel Barroso, la të kuptohet një pakënaqësi të Tiranës. "Uroj që Greqia të mos mbesë e fundit për ta ratifikuar edhe ajo këtë kontratë kaq të rëndësishme për ne", - u citua nga shtypi shqiptar zonja Topalli. Në mesin e muajit të kaluar, pala shqiptare kishte marrë garanci se Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit do të dërgohej në Parlament ku do të ratifikohej në një seancë të posaçme. Por zhvillimet e vrullshme të këtyre javëve në skenën politike greke, duket se e kanë spostuar përsëri ratifikimin e marrëveshjes. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Greke, konfirmoi se kjo çështje nuk ka hyrë në rendin e ditës së Parlamentit, duke ia dedikuar vonesën anës procedurale. “Arsyet kanë të bëjnë vetëm me programin e procedurës parlamentare. Përveç kësaj, nuk ka asnjë arsye politike. Arsyet janë procedurale dhe besoj se shumë shpejt do të kemi një progres të shpejtë në këtë çështje”, - tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme në një bashkëbisedim me gazetarët. Duke ritheksuar mbështetjen e Greqisë në përpjekjet për integrimin euroatlantik të fqinjëve të saj, zëdhënësi është shprehur se Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit të Shqipërisë me BE-në, ka një rëndësi të veçantë dhe prandaj Greqia e trajton pozitivisht, si një hap të domosdoshëm, në rrugën e integrimit, çka siç tha, përbën një orientim strategjik të Greqisë. Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë kanë shënuar vitin e fundit një farë stanjacioni, por burime diplomatike greke insistojnë për të kundërtën, duke thënë se nuk janë kontaktet e shpeshta, ose jo të shpeshta ato që dëshmojnë nivelin e marrëdhënieve, të cilat, sipas tyre, janë në një kahje të përhershme zhvillimi. Megjithatë, është fakt se vizita e fundit zyrtare e një ministri të Jashtëm shqiptar në Greqi, është bërë në shtator të vitit 2004. Ndërsa vizita që bëri ministrja e Jashtme greke në Tiranë, në mars të këtij viti, pavarësisht takimeve që zhvilloi, kishte më tepër karakterin e solidaritetit njerëzor për viktimat dhe pasojat e shpërthimit të Gërdecit.
“Arsyet kanë të bëjnë vetëm me programin e procedurës parlamentare. Përveç kësaj, nuk ka asnjë arsye politike. Arsyet janë procedurale dhe besoj se shumë shpejt do të kemi një progres të shpejtë në këtë çështje”
Ky lajm është publikuar: 14/11/2008