Protesta para selisë së OSBE në Vjenë, priten dhe në Romë e Bruksel
Autori i Lajmit: red.
Nisin protestat në kryeqytetet e Evropës në solidaritet të plotë me deputetët shqiptarë në grevë urie dhe me kauzën e tyre në mbrojtje të votës së lirë dhe kundër shkatërrimit të zgjedhjeve të ardhshme. Dje në mesditë, studentë, bashkatdhetarë me banim në Vjenë të Austrisë, u mblodhën dhe protestuan njëzëri në mbështetje të deputetëve grevistë përpara selisë qendrore të OSBE. Protestuesit u shprehën se janë në unison të plotë me atë që kërkojnë deputetët në grevë urie, të cilët kanë ndërmarrë sakrificën sublime për t i thënë “jo” vjedhjes dhe manipulimit të votës së lirë nëpërmjet një Kodi Zgjedhor, që po monopolizon gjithë procesin zgjedhor nga Partia Demokratike dhe ajo Socialiste. Studentët dhe pjesëmarrësit në takim mbanin në duar pankarta ku kërkonin angazhimin e OSBE-së në garantimin e standardit të gjithëpërfshirjes dhe transparencës në procesin e përgatitjes së Kodit Zgjedhor, standard që është injoruar plotësisht nga dy partitë, PD e PS, slogane të tjera kundër korrupsionit politik, si dhe një kërkesë drejtuar OSBE-së që të shpëtojë zgjedhjet në Shqipëri nga manipulimi. Pjesëmarrësit në këtë tubim nënshkruan një peticion, të cilin ia paraqitën Sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së në Vjenë. Duke shprehur vullnetin e studentëve të tjerë për zgjedhje demokratike në Shqipëri, pjesëmarrësit në tubim shprehën solidaritetin dhe mbështetjen për zgjedhje të lira dhe jo të manipuluara në Shqipëri, të rrezikuara plotësisht nga dyshja Berisha-Rama. Manifestime të ngjashme po përgatiten dhe në Romë e Bruksel. Ndërkaq janë solidarizuar me deputetët në grevën e urisë edhe studentë shqiptarë në Itali, Gjermani dhe në vende të tjera të Evropës.
Ky lajm është publikuar: 14/11/2008