Prokuroria i kërkon imunitetin Andis Harasanit
Autori i Lajmit: Ornela Manjani
Prokuroria e Përgjithshme kërkon imunitetin e një tjetër deputeti. Kësaj here është deputeti i Partisë Socialiste, Andis Harasani, imuniteti i të cilit vihet në pikëpytje, për shkak se ka thyer rregullat duke kundërshtuar punonjësit e Gadrës në sallën e Parlamentit. Shkak për kërkesën e organit të akuzës për heqjen e imunitetit është bërë një kallëzimin i Gardës së Republikës, i depozituar pak ditë më parë pranë organit të akuzës. Në padinë penale ndaj deputetit Harasani, bëhet fjalë për sjelljen e tij në Kuvend pak ditë pas skandalit të misrit pa kokrra. Ndërsa deputeti Harasani, pasi ka mësuar kërkesën e Prokurorisë, është shprehur se akuzat ndaj tij janë qesharake.
Kërkesa
Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar imunitetin e deputetit për Andis Harasanin. Kështu mësohet se deputeti i Partisë Socialiste është marrë nën ndjekje penale nga institucioni i akuzës për incidentin që ka ndodhur pak ditë më parë, në Kuvendin e Shqipërisë. Ka qenë Kryetarja e Kuvendit që, në mbarim të seancës plenare, ka lexuar shkresën e Prokurorisë së Përgjithshme për ndjekje penale për deputetin e PS-së, Andis Harasani, pasi Garda e Republikës ka depozituar një padi penale ndaj deputetit Harasani. Sipas kryeparlamentares, heqja e imunitetit të deputetit do të nisë sipas të gjitha procedurave të përcaktuara. Por menjëherë ka reaguar deputeti i Partisë Socialiste, Andis Harasani. Ai është shprehur se akuzat e ngritura ndaj tij nuk janë gjë tjetër, veçse akuza qesharake, të formuluara nga Kryetarja e Kuvendit Topalli.
Imuniteti
Kërkesat për heqje të imunitetit të deputetëve startojnë që në vitin 1992 dhe kërkesa e parë ka qenë në adresë të Ilir Metës, për të vijuar më vonë me Fatos Nanon. Ndërsa në vitet 97 dhe 98 janë paraqitur në Kuvend dy kërkesa në akuza, njëra për Gafur Mazrekun dhe tjetra për deputetin e ndjerë Azem Hajdari. Dy deputetë kanë “dorëzuar” imunitetin pas kërkesës së organit të akuzës për të kryer hetime në ngarkim të tyre. Bëhet fjalë për ish-ministrin e Transporteve dhe aktualisht ministër i Jashtëm, Lulëzim Basha. Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar disa muaj më parë heqjen e imunitetit për Bashën, për të hetuar në lidhje me dyshimet e ngritura mbi aferat në rrugën Durrës-Kukës. E ndërsa hetimet janë ende të hapura, ministri është prej disa muajsh pa imunitet. Një tjetër deputet, ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, është pa imunitet që prej tragjedisë së Gërdecit. Prokuroria kërkoi çeljen e rrugës për hetime ndaj tij, pas shpërthimit të depos së demontimit të armëve në Gërdec, për shkak të pozicionit të deputetit Mediu. Gjithashtu, akuza ka kërkuar dhe heqjen e imunitetit për deputetin Hajrulla Paturri, pas një sherri që ka ndodhur në një stadium, por kjo kërkesë është tërhequr nga akuza pas mbylljes së hetimeve në lidhje me këtë çështje. I fundit është Andis Harasani, kërkesa për heqjen e imunitetit të tij do të shqyrtohet në një prej seancave të ardhshme parlamentare.
Tetor 1992
Kuvendi Popullor vendosi heqjen e imunitetit të deputetit Ilir Meta, pas kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme, në të cilën parashikohej se gjatë zhvillimit të hetimeve, kundër një numri personash të qytetit të Poliçanit për veprën penale të heqjes së paligjshme të lirisë, kishin dalë të dhëna edhe për deputetin Ilir Meta. Ky vendim hidhet poshtë nga Gjykata Kushtetuese, më 22 dhjetor 1992.
Qershor 1994
Kuvendi i heq imunitetin kryetarit të Partisë Socialiste, Fatos Nano, me kërkesë të Prokurorit të Përgjithshëm. Organi i akuzës e akuzonte për disa krime dhe sidomos për përvetësim në favor të të tretëve. Kallëzimi kundër Fatos Nanos ka ardhur nga Kontrolli i Lartë i Shtetit i asaj kohe dhe menjëherë pas heqjes së imunitetit nisi hetimi. Në vitin 1995, iu kërkua Gjykatës së Kasacionit rigjykimi i vendimit gjyqësor.
Shtator 1997
Kuvendi i Shqipërisë i heq imunitetin deputetit Gafur Mazreku, me kërkesën e Prokurorit të Përgjithshëm. Kjo, pasi deputeti Mazreku ka kryer një krim shumë të rëndë ndaj jetës e shëndetit të deputetit Azem Hajdari. Kuvendi, pasi ka miratuar heqjen e imunitetit të deputetit Gafur Mazreku, dha pëlqimin për ndjekje penale dhe arrestimin e tij.
Shkurt 1998
Kuvendi i hoqi imunitetin Azem Hajdarit, deputetit të Partisë Demokratike, pas kërkesës së Prokurorit të Përgjithshëm për hetime të mëtejshme. Gjithçka nisi pas incidentit në Mamurras, kur njerëz pranë tij, thuhet se nuk iu bindën forcave të policisë. Prokuroria e ka akuzuar deputetin e PD-së për "nxitje të akteve të dhunshme dhe fyerje të policisë", ndërsa Partia Socialiste, që kishte shumicën në Parlament, si "kryesues të bandës së armatosur, që nuk u është bindur postblloqeve të forcave të rendit".
Shtator 2007
Prokuroria e Përgjithshme i ka kërkuar Kuvendit heqjen e imunitetit për deputetin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Shkak për këtë kërkesë është bërë nisja e hetimeve në lidhje me përdorimin e fondeve në rrugën Durrës-Kukës. Burime nga akuza bëjnë të ditur se, mes disa të dyshuarve në lidhje me afera koruptive në këtë rrugë, është përfshirë në hetime dhe ish-ministri i Transporteve. Çështja është ende e hapur dhe organi i akuzës nuk ka përfunduar ende hetimet.
Shkurt 2008
Një sherr në një stadium ku është përfshirë dhe deputeti Hajrulla Paturri, është bërë shkak për vënien në pikëpytje të imunitetit të tij. Pak ditë pas ngjarjes, Prokuroria e Përgjithshme iu drejtua me një kërkesë Parlametit për heqjen e imunitetit deputetit. Sipas saj, mësohet se kjo kërkesë vinte për t u hapur rrugë hetimeve në lidhje me incidentin në stadiun. Por më pas ka qenë vetë akuza që ka tërhequr kërkesën, pasi mbylli çështjen.
Mars 2008
Fatmir Mediu, është një ndër deputetët e Parlamentit shqiptar. Kërkesa për heqjen e imunitetit është bërë nga akuza pak ditë pas shpërthimit të depos së demontimit të armëve në Gërdec, ku humbën jetën 26 persona dhe mbetën të plagosur rreth 300 të tjerë. Pak kohë pas kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme, Parlamenti votoi heqjen e imunitetit për Mediun. Gjithashtu, ish-ministri i Mbrojtjes kishte deklaruar dhe më parë se ishte i gatshëm të linte imunitetin për t u hapur rrugë hetimeve.
Nëntor 2008
Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar imunitetin e deputetit Andis Harasani. Kështu mësohet se deputeti i Partisë Socialiste është marrë nën ndjekje penale nga institucioni i akuzës për incidentin që ka ndodhur pak ditë më parë, në Kuvendin e Shqipërisë. Gjithçka ka nisur në një seancë plenare në kohën e skandalit me misrin pa farë. Ndërsa Harasani i ka cilësuar si qesharake akuzat ndaj tij, pritet votimi në Kuvend për të përcaktuar fatin e imunitetit të tij.
Ky lajm është publikuar: 14/11/2008