“Grevistët po mbrojnë Kushtetutën”
Autori i Lajmit: red.
Deputeti Spartak Ngjela përgëzoi deputetët grevistë, të cilët po sakrifikojnë dhe po rezistojnë në mbrojtje të Kushtetutës. “Tirania nuk lëshon pe pa forcë. Eshtë turp që opozita bashkon votat me mazhorancën dhe nuk e kryen funksionin e saj kur bëhet fjalë për mbrojtjen e Kushtetutës”,- u shpreh Ngjela, ndërsa e quajti turp qëndrimin e deputetëve të opozitës. Sipas tij, greva e deputetëve do t ia vlejë, ndërsa kërkoi edhe sensibilizimin e shoqërisë në mbrojtje të votës. “Jemi të diskretituar në sytë e gjithë botës për këto që po ngjasin në vendin tonë. Jemi të diskredituar ndërkombëtarisht, të gjithë këtu jeni pa vlerë. Ky Parlament është pa dinjiteti”,- u shpreh Ngjela.
Ky lajm është publikuar: 14/11/2008