E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kakome, në pranga kryeplaku i fshatit për protesta



Kakome, në pranga kryeplaku i fshatit për protesta

Policia ka shoqëruar në komisariat kryeplakun e fshatit të Nivicës. Kjo, pas konfrontimit të Klement Baxherit me uniformat blu për rifillimin e punimeve. Gjithçka nisi kur banorët improvizuan një podium ku u mbajt një tubim i banorëve të këtij fshati dhe disa banorë të ardhur nga zona e Bregdetit, në shenjë solidariteti me bllokimin e makinerive të firmës “Riviera”. Kryeplaku i fshatit Nivicë, një nga organizatorët e tubimit, Klement Baxheri, tha se ata dhanë pëlqimin për masterplanin për studimin e integruar të bregdetit, por jo lejen që kjo zonë të shitej a të blihej për të përfituar dikush tjetër. Më pas ka pasur konfrontime me uniformat blu, të cilat kanë tejkaluar normat e lejuara.

Itali, plagosen me thika dy shqiptarë

Dy shqiptarë janë plagosur në Itali, si pasojë e një sherri të dhunshëm. Nga policia u ndaluan tre persona. Në këtë ngjarje u përfshinë një sipërmarrës italian, dy punëtorë shqiptarë dhe dy miq të italianit. Këta të fundit kishin takim me shqiptarët, përgjatë rrugës Alba-Torino. Duket se midis dy palëve ka plasur një sherr. I riu italian ka nxjerrë një thikë, të cilën e mbante me vete dhe me të ka goditur të dy shqiptarët. Ata kanë pësuar plagë në bark, ndërsa tre italianët janë larguar me vrap. Ndaj dy të plagosurve është dhënë ndihma e parë nga ana e policisë, duke i transportuar ata në spital. Ndërkohë, karabinierët italianë kanë filluar nga puna për arrestimin e agresorit dhe të bashkëpunëtorëve të tij. Pas disa orë kërkimesh, ata u kapën ndërsa po përpiqeshin të fshiheshin në rrethinat përreth. Pas ndërhyrjes kirurgjikale, dy shqiptarët e plagosur nuk janë më në rrezik për jetën.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›