Itali, humb jetën një çift shqiptarësh
Një çift shqiptarësh ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në Itali. Viktimat janë shtetasit me inicialet M.L., 33 vjeçe dhe i shoqi T.L., 38 vjeç. Çifti udhëtonte me një makinë “Audi A4”, kur shoferi ka humbur kontrollin e makinës, duke dalë jashtë rruge. Gruaja ka dalë nga makina duke përfunduar në rrugë. Kjo ka bërë që i shoqi të shkojë në ndihmë të saj, por kjo ka qenë tragjike për të, pasi ai është goditur fuqishëm nga një makinë, e cila po kalonte dhe që shoferi nuk e kishte parë këmbësorin në rrugë. Më pas në aksident janë përfshirë dhe makina të tjera, të cilat më pas janë përplasur me njëra-tjetrën, po pa shkaktuar të tjera viktima. Të dy kanë gjetur vdekjen e menjëhershme, si pasojë e përplasjeve të marra në autostradë.