Mirditë, gjendet i qëlluar me çifte 62-vjeçari
Një 62-vjeçar është gjetur i vdekur në rrethin e Mirditës në rrethana ende të pasqaruara. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në fshatin Trojëz të Komunës Kthellë, ku humbi jetën Zef Doda. Sipas deklaratave të të afërmve, 62-vjeçari ka qenë duke pastruar çiften, e cila i është shkrepur pa dashje dhe kjo ka sjellë plagosjen e rëndë të tij. Ata e kanë marrë me shpejtësi dhe e kanë dërguar në urgjencën e spitalit Rrëshen, por plagët kanë qenë të rënda dhe hemorragjia e vazhdueshme i ka shkaktuar vdekjen gjatë rrugës. Nga ana e policisë u ngrit grupi hetimor, i cili nisi nga këqyrja e vendi të ngjarjes, në shtëpinë ku ai banonte dhe ku ka gjetur dhe vdekjen pa dhënë detaje të një versioni përfundimtar të kësaj vdekjeje me armë zjarri. Megjithatë, po hetohen edhe pista të tjera në lidhje me këtë ngjarje.