E Diel, 1 Nëntor 2026

Bie nga shtylla teksa riparonte defektin, plagoset rëndë elektricisti

Një elektricist është dëmtuar rëndë, pasi ka rënë nga shtylla, teksa ishte duke punuar në qytetin e Vlorës. Ngjarja ndodhi në Selenicë të Vlorës, ku 46-vjeçari u thërrit me urgjencë për riparimin e një defekti në një nga shtyllat e tensionit në këtë zonë. Elektricisti është njoftuar nga banorët e zonës, të cilët kishin mbetur pa energji elektrike pas stuhisë që shkaktoi dëmtime dhe këputje të telave në shtyllat e tensionit që furnizojnë zonën. Ai është ngjitur në shtyllë, por nuk është treguar shumë i kujdesshëm, duke humbur ekuilibrin e duke rënë poshtë. Menjëherë ndaj tij është dhënë ndihma e parë, duke e transportuar në spital. Sipas mjekëve, gjendja e tij është normalizuar, por si pasojë e rënies nga lartësia ka pësuar disa fraktura.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›