E Diel, 1 Nëntor 2026

“Asnjë euro nuk ka shkuar dëm, u zbatua kontrata”

08/12/2009  MPTT reagon ndaj Braçes

Në një deklaratë për mediet, zëdhënësja e Ministrisë së Transporteve, duke reaguar ndaj akuzave të PS-së për rrugën Durrës–Morinë, tha: “Informojmë publikun, duke përshirë Partinë Socialiste dhe burimet e tyre në vepër, se spekulimet e fundit sipas të cilave by-pass i Gëziqit improvizuar për lidhjen mes urës B101 dhe B106 është ndërtuar për qëllime elektorale dhe i ka kushtuar buxhetit 5 milionë euro, se ura B5 dhe B6 janë prishur dhe rindërtuar duke shkaktuar dëm ekonomik dhe tuneli ka kushtuar 560 milionë euro dhe shkatërrimi i tij mbyll përfundimisht rrugën me një dëm 1 miliard euro janë tërësisht të pavërteta dhe mjerisht groteske. Sqarojmë se by-passi i Kolonianit apo i Gëziqit nuk është ndërtuar kurrë nga kontraktori dhe nuk është paguar asnjë euro për përmirësimin e parametrave gjeometrike të tij. Kjo rrugë ekzistuese rurale është shfrytëzuar nga kompania për qëllime të ndërtimit të rrugës dhe si për të gjitha rrugët e tjera të aksesit në vepër nuk është paguar asnjë punim në përputhje me kontratën. Njëra nga mbështetjet e urës 5 është afektuar para ndërtimit të saj nga një rrëshqitje dheu, masat për stabilizimin e së cilës kanë detyruar spostimin e mbështetjes së parë të urës. Investitori e ka faturuar koston suplementare drejt kompanive të sigurimit të punimeve. Në vijim të informimit të vazhdueshëm të publikut për mbarëvajtjen e punimeve në tunelin e Thirrës mund të garantojmë se, në kundërshtim me çdo spekulimi të opozitës, procesi i stabilizimit të avarisë nëpërmjet masave emergjente të marra ka përfunduar me sukses.”

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›