TIFF, Çmimet për Spanjën, Greqinë e Shqipërinë
Edicioni i shtatë i Tirana International Film Festival pas dhjetë ditësh konkurimi dhe filmash premierë për publikun shqiptar, është mbyllur më mbrëmjen e ndarjes së çmimeve. Dy filmat më të mirë të festivalit ndër 13 filmat e gjate konkurues u shpallën “Gruaja pa piano” i spanjollit Havier Rebojo dhe “Akademia e Platos” i Filipos Citos. Gjergj Xhuvani mori trofeun e regjisorit më të mirë të Festivalit me filmin e tij të fundit “Lindje-Perëndim-Lindje”.
“Aktori më i mirë” i festivalit u cilësuan për rolin e tyre në grup, pesë çiklistët e filmit Lindje-Perëndim-Lindje. Protagonistët e filmit “Gruaja pa Piano“ Karmen Maki, i ka takuar çmimi i aktores më të mirë. Dy çmime karriere të festivalit shkuan për regjisorin e madh shqiptar Viktor Gjika dhe atë grek, i ftuari emblemë i këtij festivali, mjeshtri i kinemasë greke por jo vetëm, Theo Angelopoulos. Me thjeshtësinë e një artisti të madh Angeloupulos pranoi së “Për të kinemaja pas kaq vitesh nuk është më një profesion por, një pjesë e shpirtit. Madje, i kthyer pas 16 vitesh në Tiranë, ai theksoi se nuk e njihte më këtë qytet, aq shumë të ndryshuar.
Çmime të tjera të festivalit si ai i medias shkoi për filmin “Qyteti i djajve” i regjisorit serb Vladimir Paskaljevic. Ndërsa ai publikut iu dha filmit “Cold Souls” të Sophie Bartez. Ndër 33 filmat e shkurtër ndërkombëtar konkurues si filmi më i mirë u vlerësua “Për ters at’çast” i regjisorit shqiptar Gentian Koçi. Çmime të tjera të festivalit u dhanë për dokumentarin më të mirë, filmin më të mirë të animuar, filmin më të mirë të shkurtër shqiptar “Shenjat” i Odeta Cunaj. Edhe pse shumë nga artistët fitues munguan në natën e ndarjes së çmimeve TIFF shënoi këtë vit një nivel më të lartë cilësor filmash konkurues, si dhe filmash përshëndetës, ndër të cilët tre filmat më të debatuar të kineastit grek Theo Angeloupoulos.