PS lëshon thirrjen e fundit për hetim nga Prokuroria
08/12/2009 Rruga Durës–Kukës
Partia Socialiste lëshoi dje thirrjen e fundit për Prokurorinë lidhur me hapjen e hetimeve për shpërdorim detyre në rrugën Rrëshen–Kalimash. Kështu, dy deputetë të kësaj partia, Erion Braçe dhe Asllan Dogjani, përmes deklaratave të ndara i janë referuar dhe një herë tjetër kësaj rruge dhe abuzimeve që sipas tyre janë bërë në të. Nga ana e tij socialisti Braçe, pas radhitjes së një sërë shkeljesh në këtë rrugë, vuri në dukje se “ndërtimi i veprës në shkelje të kontratës, shkatërrimi i saj në mënyrë të organizuar për nevoja elektorale është një krim edhe më i madh financiar, që ka çuar dëm gati 1 miliard euro të parave të taksave të shqiptarëve”. Sipas tij, pas piramidave të Sali Berishës nuk do të ketë ndonjëherë krim më të madh financiar se ky i shkatërrimit të kësaj rrugë në vlerën 1 miliard euro. “Ne i kërkojmë edhe një herë sot Prokurorisë të kryejë veprimet hetimore për këtë krim. Ky është apeli i fundit drejtuar këtij institucioni. Pas këtij apeli do të ndërmarrim veprime të tjera, që synojnë të vënë nën hetim këtë krim”, - vlerësoi Braçe. Ndërsa deputeti i qarkut Kukësit Dogjani kërkoi nga kreu i ekzekutivit një afat kohor mbi hapjen e tunelit të Kalimashit, por që ky afat të jetë i vërtetë dhe jo siç ndodhi përpara zgjedhjeve të 28 qershorit