Asnjë festë në qytet, banorët shtegtojnë drejt Tiranës dhe Elbasanit
Fierakët e kanë festuar ditën e verës duke udhëtuar drejt Elbasanit dhe Tiranës. Një pjesë e madhe e tyre me automjete private, apo në mënyrë të organizuar kanë zgjedhur që fillimin e pranverës ta presin në qytetin e Elbasanit, që është kthyer në kryeqendër të ditës së verës. Edhe Tirana ka qenë një destinacion shumë i preferuar nga mjaft banorë të Fierit, që duke mbetur pa asnjë aktivitet për këtë festë kanë shtegtuar në qytete të tjera.
Në Fier, festa e pranverës nuk ka ndryshuar nga ditët e zakonshme. Të moshuarit si përditë mbushën lulishtet dhe një pjesë e të rinjve si zakonisht kanë baritur lokaleve.
Në Fier, festa e pranverës nuk ka ndryshuar nga ditët e zakonshme. Të moshuarit si përditë mbushën lulishtet dhe një pjesë e të rinjve si zakonisht kanë baritur lokaleve.