E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mirë se vjen Pranverë me Vodafone!

Më 14 Mars, Vodafone Albania mirëpriti ditën e verës, me një shfaqje spektakolare organizuar në qendër të qytetit, në urën e madhe të bulevardit "Dëshmorët e Kombit", ku këngëtarët më të njohur shqiptarë të momentit entuziazmuan turmën duke ju rikujtuar emocionet e verës! Tradita e festimit të ditës së verës me njerëzit më të dashur në rrugët e Tiranës, duke ofruar dhurata të thjeshta, por të përzgjedhura të afërmve, është një nga gjërat që e bën këtë ditë më të bukur. Dhe çfarë mund të jetë më e përzgjedhur për të afërmit tanë sesa planet e reja tarifore, të përshtatura më së miri komunikimit, ashtu sikundër dhe idetë e veçanta që mund të gjenden pranë dyqaneve Vodafone. Festimi i ditës së verës çdo vit, është kthyer në një festim të dashur për të gjithë ne, dhe Vodafone Albania me përkushtimin ndaj klientëve dhe mbështetjen ndaj artit, i ofroi kryeqytetasve një koncert special, që do të kujtohet gjatë. Me një skenë të dizajnuar nën tapetin e kuq dhe me qindra flutura shumëngjyrëshe që lidhnin 2 pjesët e urës së madhe, Vodafone Albania mirëpriti këngëtaret më të njohur shqiptarë. Asgjë nuk mund të ishte më e bukur dhe tërheqëse se sa mënyra e veçantë që Vodafone Albania mendoi të festonte ditën e verës, me qytetarët e Tiranës!



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›