Dita e verës, kryeqytetasit braktisin shtëpitë
Është zhdukur dje bari në parkun "Rinia" në qendër të kryeqytetit dhe kjo jo për shkak të ndonjë katastrofe, por prej festimeve të ditës së verës. Kryeqytetasit kanë braktisur për orë të tëra shtëpitë, si në qendër ashtu edhe në periferi, për të shëtitur dhe soditur mes klounëve të cirkut, bandës muzikore, tingujve të karaokes dhe surprizave të tjera të organizuara nga Bashkia e Tiranës për këtë festë. Madje, nuk kanë munguar as turmat e njerëzve që kanë rrethuar nga të gjitha anët pasarelën e veçantë të modës në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", ku 50 vajza kanë shfaqur veshjet e stiluara nga studentë të shkollës së këtij arti. Më të kënaqur në këtë festë-rrokopujë të përgjithshme kanë qenë fëmijët, që kanë lodruar si elektrone të lirë pa u bërtitur kush, por duke u mbajtur nën vëzhgim për të mos humbur. Këndi i librave, ku shtëpitë botuese kanë reklamuar risitë e sezonit, dje ka tërhequr jo pak vëmendjen e qytetarëve, që kanë mbipopulluar bulevardin kryesor në Tiranë.
E ndërsa nga njëra anë e parkut "Rinia" fëmijët shijonin muzikën e kënduar nga bashkëmoshatarët e tyre, të rinjtë kanë zgjedhur këndin tjetër, atë më pranë Lanës, për të ndjekur muzikë moderne. Amvisat kanë nxituar në këtë ditë feste, që ashtu të veshura si kanë mundur për më mirë, t‘u drejtohen gatimeve tradicionale. Recetat e ballokumeve, apo gatimeve të tjera kanë përmbushur plotësisht kënaqësinë e tyre, me mendimin se të nesërmen apo në një tjetër ditë feste mund t‘i provojnë në kuzhinat familjare.
"Sot qenka shumë mirë, po shëtisim me fëmijët, ç‘të bëjmë tjetër, është ditë vere", thotë Sadetja, e cila tërheq me vete edhe dy kolopuçë faqekuqë, që mbajnë në duar akullore dhe tullumbace. Të lumtur dhe me fytyrat që u rrëzëllejnë janë edhe shitësit ambulantë. Si për ditë feste ata nuk kanë munguar që të pasurojnë tezgat e tyre me gjithfarëlloj lodrash për fëmijë, por edhe ëmbëlsirash, akulloresh, apo bizhuterish për mamatë.
E ndërsa orët e drekës u dukën sikur e fashitën nga pak festën, ajo është ringjallur më fort gjatë pasdites, teksa është zhvendosur nga bulevardi kryesor në zonën e Bllokut. Pistat muzikore për grupet e rokut të ardhura nga Danimarka, Holanda dhe Çekia kanë mbajtur ngjitur pas tyre për shumë kohë mjaft kureshtarë dhe përpara nisjes së koncerteve. Më tej, tingujt e fortë të rokut kanë ndezur të gjithë zonën e Bllokut, duke nisur që nga ura e "Shallvareve" dhe deri te përfundimi i rrugës pedonale përpara Vilës 31.
Ata që kanë mbetur turivarur dje, kanë qenë drejtuesit e automjeteve, që janë detyruar të presin në radhë të gjata, për shkak të trafikut të kufizuar. E ndonëse Bashkia e Tiranës kishte njoftuar që më parë për këto bllokime të rrugëve kryesore, sërish shqiptarët kanë demonstruar se nuk jetojnë dot pa makinat e tyre të lira a të shtrenjta.
Zanafilla
Zana e Çermenikës, në legjendën pagane
Dita e verës mbart me vete edhe mesazhe të trashëguara që nga kohët pagane. Sipas legjendës, ajo përkujton ditën e daljes së zanës së Çermenikës, e cila njoftonte ardhjen e verës dhe rigjallërimin e natyrës. Kjo festë pagane rezulton se është festuar që në kohërat më të lashta dhe nuk u harrua për asnjë moment, as gjatë shekujve të errët të Mesjetës. Vite më parë, në këtë ditë përgatitej revania e ditës së verës, por me kalimin e kohës ajo u zëvendësua me ballokumen, e cila tani është shndërruar në simbol të festës së Ditës së Verës. Veç festimeve masive, ndoshta janë të paktë ata që e dinë se festa e vërtetë nis që në orët e para të mëngjesit. Tradita e do që familjarët që ngrihen më herët të spërkasin me ujë të freskët anëtarët e tjerë të familjes dhe ambientet e banesës. Një veprim i tillë lidhet me shpresën për një verë të pastër dhe të frytshme. Më vonë festimet vijojnë me vizita dhe drekën festive, e cila zakonisht shërbehet në formën e piknikut në hapësira të gjelbra.