Elbasani pret mysafirët me ballokumen e famshme
Më kot u lodh politika shqiptare të "zyrtarizojë" një festë pagane të qytetit të Elbasanit në kryeqytetin shqiptar. Festa e verës, që tashmë ka vite që i ka kaluar kufijtë administrativ lokal, është festuar denjësisht në "qytetin e lindjes". Atmosfera e djeshme ka treguar më së miri se Elbasani ishte në festë. Aktivitetet filluan një ditë më parë, për t‘i qëndruar besnik traditës qindrashekullore dhe dita e re i ka gjetur qytetarët zgjuar. Amvisat e vjetra dhe të reja të këtij qyteti kishin ditë që përgatisnin ballokumet, ëmbëlsirën tradicionale, jo vetëm për vete, por për mijëra "mysafirët" që u bashkuan me elbasanllinjtë në këtë ditë feste. Banorë të fshatrave përreth kanë mbërritur në qytet që në orët e para të mëngjesit dhe më pas të gjithë kanë "populluar" zonat piktoreske përreth. Në fakt, tashmë është bërë traditë që banorë nga fshatrat e Elbasanit në këtë festë të zbresin në qytet.
Ora dhjetë ka shënuar dhe nisjen e festimeve zyrtare. Sipas kalendarit, festa ka nisur me karnavalet, dekori i të cilave i ka dhënë ngjyra dhe ka ekzaltuar atmosferën. Në orën 10.00 ka mbërritur edhe Kryeministri Sali Berisha, për t‘iu bashkuar festimeve të kësaj dite. Kreu i ekzekutivit është pritur zyrtarisht nga ministri i MTKRS-së, njëkohësisht edhe kreu i Qarkut të Elbasanit, Ardian Turku, si dhe shumë zyrtarë të degës së PD-së. Autoritetet vendore e kanë shoqëruar më pas kreun e ekzekutivit në ambientet e panairit tradicional të ditës së verës. Për rreth 45 minuta, kreu i qeverisë ka shëtitur gati të gjitha pavijonet e panairit, që është pagëzuar me emrin e festës elbasanase. Ai është përshëndetur me përfaqësuesit e pavijoneve të këtij panairi, të cilët i ka përgëzuar për prezantimin dinjitoz që i bëhet biznesit elbasanas. "Ju uroj me gjithë zemër për këtë festë të bukur që bujaria juaj ua ka dhuruar shumë qyteteve", e ka nisur përshëndetjen e tij Kryeministri Berisha. "Brenda këtij viti, unë ju premtoj se do të nisë rruga më e shkurtër që do të lidhë Elbasanin me Tiranën, këto dy qytete që i bashkon historia dhe kultura, po aq sa dhe tradita e festës së ditës së verës", ka deklaruar kreu Berisha.
Axhenda e Berishës ka vijuar më pas me prag-përurimin e sistemit të filtrimit modern të kompanisë "Kurum". Këtu ai ka pasur mundësi të takohet dhe me kryebashkiakun, Sejdini. Në festime kanë marrë pjesë edhe kreu i LSI-së, Ilir Meta dhe ai i PAD-së Neritan Ceka, të cilët kanë mbërritur veç e veç. Ministri i ri, Turku, ka prezantuar për herë të fundit si kreu i qarkut, planin urbanistik më modern për të katër rrethet që mbulon Prefektura e Elbasanit. Pritej që në "qytetin e ballokumeve" të vinte si mik edhe ish-kryeministri Fatos Nano, po me gjithë paralajmërimet ai nuk ka ardhur në Elbasan.
Festa është shtrirë edhe në rrethinat e qytetit për t‘u kurorëzuar në mbrëmje nëpër shtëpitë e elbasanasve.