E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koncerti mbarëshqiptar mbledh 10 mijë veta në stadiumin e ri

Dita e verës në Kukës është shënuar me aktivitete të ndryshme, ku më kryesori ishte koncerti i madh në stadiumin e lojërave me dorë, me pjesëmarrjen e këngëtarëve të shquar nga trevat shqiptare. Rreth 10 mijë spektatorë ishin të pranishëm në koncert. Ata duartrokitën me ovacione këngëtarët e mirënjohur Mahmut Ferati, Shyrete Beluli, Fatmira Breçani, Beglie Ahmeti, Nuhi Elezi etj. Bashkia e Kukësit ka promovuar me këtë rast edhe investimin e fundit të kryer në stadiumin e lojërave me dorë në shifrën prej rreth gjysmë milioni dollarë, duke e inauguruar pikërisht me koncertin e ditës së verës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›