E Shtunë, 31 Tetor 2026

Asnjë humbje në 8 miqësoret e fundit

Kombëtarja shqiptare ka treguar një formë shumë të mirë gjatë vitit 2010. Në tri ndeshjet e zhvilluara deri më tani, kuqezinjtë kanë regjistruar po kaq fitore. Pasi mposhti 1-0 Irlandën e Veriut, skuadra e Josip Kuzhe ka fituar me të njëjtat shifra edhe në fushën e Malit të Zi dhe me Andorrën në Tiranë. Por, statistika më e rëndësishme është që përfaqësuesja kuqezi ka marrë rezultate pozitive në tetë miqësoret e fundit. Pas humbjes 1-0 në maj të vitit 2008, përballë Polonisë në Reutlingen, kur drejtohej nga holandezi Ari Han, Shqipëria ka regjistruar 5 fitore dhe 3 barazime. Me Uzbekistanin do të jetë miqësorja e shtatë për Kuzhe, që deri më tani ka fituar 4 dhe barazuar 2 takime.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›