E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Të shfrytëzojmë elementët pozitivë”

Kapiteni Lorik Cana shprehet optimist për përfaqësuesen në prag të eliminatoreve të Euro 2012, ndërsa thekson se Shqipëria duhet të shfrytëzojë të gjithë elementët pozitivë që ka në dispozicion. Ai tha: “Besoj që brezi i tanishëm ende nuk e ka dhënë maksimumin. Megjithatë jam optimist në prag të eliminatoreve: ekipi nuk ka filluar nga zero, por po punojmë prej disa kohësh së bashku. Këtë eksperiencë dhe përvojë të deritanishme duhet ta shfrytëzojmë. Për më tepër është për t’u vlerësuar edhe atmosfera e mirë, ku e gjithë skuadra është e bashkuar. Këta janë elementët që duhet të shfrytëzojmë: nuk do të jetë e lehtë, por jemi këtu me dëshirën për të dhënë maksimumin”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›