E Shtunë, 31 Tetor 2026

Westerwelle për vizitë në Turqi

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Gudio Westerwelle, lavdëroi në kuadër të vizitës së tij të dytë zyrtare në Turqi rolin e Ankarasë, si ndërmjetësuese në konfliktin bërthamor me Iranin.

"Unë pres që në muajin shtator Irani të flasë për të gjitha çështjet e hapura me të ngarkuarën e BE-së për politikë të jashtme dhe jo vetëm për propozimin e Turqisë dhe Brazilit për shkëmbimin e uraniumit të pasuruar dobët”, tha Westerwelle pas një takimi me homologun e tij turk Ahmet Davutoglu.

"Ne i përshëndesim përpjekjet e Turqisë, por edhe të Brazilit për ta bindur Iranin që t'i kthehet dialogut", tha shefi i diplomacisë gjermane.

Ai sot u takua edhe me kryeministrin e Turqisë, Rejjep Tayip Erdogan. Përveç konfliktit në Lindjen e Mesme dhe programit bërthamor iranian, një temë tjetër e bisedimeve ishte edhe përpjekja e Turqisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Qeveria gjermane vazhdon ta mbajë të hapur çështjen e anëtarësimit të Turqisë në BE. Bisedimet me qeverinë në Ankara janë një "proces i hapur", Westerwelle në Slloveni, para vazhdimit të udhëtimit për në Turqi.

Aktualisht Turqia nuk është e aftë për anëtarësim, BE-ja nga ana tjetër nuk është i aftë për pranim, tha ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›