E Diel, 1 Nëntor 2026

Bob Dudley, amerikan i parë që drejton BP-në

Koncerni energjetik britanik BP shpalli dorëheqjen e shefit të vet të kryesisë, Tony Hayward, më 1 tetor.

BP po realizon humbje të mëdha.

Pasardhës i Hayward-it bëhet, siç pritej, amerikani Robert Dudley.

"BP do të përfitojë nga përvoja e madhe që ka mbledhur Bob Dudley si president i shoqërisë tonë ruse TNK-BP."

Kjo ishte lëvdata e Haywardit në fillim të vitit të kaluar.

Sepse këshilli mbikëqyrës sapo e kishte emëruar Robert Dudley-n drejtor për operacionet e BP-së në Amerikë dhe Azi.

Kur më 20 prill shpërtheu platforma e naftës Deepwater Horizon dhe mori rrjedhën e vet katastrofa më e madhe e naftës e SHBA-së, Dudley ishte saktësisht një vit në detyrën e tij të re dhe në këtë mënyrë përgjegjës për operacionet e koncernit para Gjirit të Meksikës.

Por ngjitja në majën e koncernit u qartësua më 4 qershor 2010, kur Tony Hayward-it, që po vepronte mjaft ngathët, iu desh t'ia dorëzonte Dudley-t kontrollin e luftimit të katastrofës.

Që atëherë ky ishte gjithë kohën në lëvizje midis Gjirit të Meksikës, selisë qendrore amerikane të BP-së në Houston të Teksasit dhe Washingtonit, ku ndihmoi qenësisht në qetësimin e dallgëve midis Shtëpisë së Bardhë dhe BP-së.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›