E Diel, 1 Nëntor 2026

Asnje kusht ekonomik per levizjen pa viza

26/10/2010Ministri Basha vijon turin e informimit te shqiptareve per liberalizimin e vizave

Ne takimin me gjimnazistet Basha kerkon pergjegjshmeri

TIRANE- Ne nje takim me nxenes te shkolles se mesme te pergjithshme Aleks Buda ne Laprake Tirane ministri i Brendshem Lulzim Basha kerkoi bashkepunimin e te rinjve ne fushaten per informimin sa me te mire te shoqerise shqiptare mbi levizjen e lire ne hapesiren Shengen. Ju ftoj te beheni pjese e kesaj fushate ne menyre qe ne te mbetemi ne pararoje te shoqerive te informuara per sa i perket te drejtave dhe detyrimeve te levizjes se lire-u shpreh ministri Basha. Ne pergjigje te interesimit te te rinjve ministri Basha dha sqarime mbi rendesine e respektimit te kushteve te levizjes se lire per te shmangur penalitetet e parashikuara ne rast te shkeljeve te tyre. Ministri Basha sqaroi se nuk ekziston asnje kusht financiar per te levizur lirisht ne hapesiren Shengen por cdo person qe udheton ne rast se i kerkohet nga autoritetet policore duhet te bashkepunoje ne mirebesim te plote dhe te sqaroje motivet e levizjes dhe menyren sesi do te perballoje qendrimin e parashikuar ne vendet e zones Shengen. Duke iu referuar interesimit te nxenesve mbi mundesite per te studiuar ne nje nga vendet e zones Shengen pertej afateve qe parashikon levizja e lire ministri Basha shpjegoi se pas fillimit te levizjes se lire marrja e nje vize studimi apo qendrimi do te jete shume me e lehte se me pare e njeheresh kerkoi trajtimin me pergjegjshmeri nga ana e te rinjve te te drejtave te levizjes se lire. Deshiroj te nenvizoj kenaqesine e sinqerte qe ndjej ne shpirt qe me shume se cdo kategorie tjeter procesi i heqjes se vizave do ti sherbeje te rinjve shqiptare studenteve dhe gjimnazisteve shqiptare sepse ju e meritoni ne cdo dimension kete levizje te lire dhe perfitimet qe vijne nga kjo sepse ju misheroni vlerat me te mira te shoqerise shqiptare vlerat qe na bejne krenar qe ne fytyrat tuaja secili prej jush dhe te gjithe se bashku prezantoni para qytetareve te Bashkimit Evropian. Perdoreni maksimalisht kete liri me te dyja duart per te zhvilluar kete vend- deklaroi ministri Basha ne kete takim.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›