E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kotorri Me Lulin leviznim me makinen e nje deputeti

26/10/2010Deshmia ne gjykate e Fiorentina Kotorrit vajzes qe njihet si ish-e dashura e Berishes

TIRANE-Fiorentina Kotorri ish-e dashura e te pandehurit Lulzim Berisha ka deshmuar ne gjykate se ajo se bashku me Lulin kane udhetuar disa here me makinen e nje deputeti te Parlamentit shqiptar emrin e te cilit ajo nuk e beri te ditur. Kotorri i tha trupit gjykues se Luli kishte ne pronesi te tij nje Benz te blinduar por shpesh here udhetonte me makinen e nje deputeti ku tipin dhe llojin e makines deshmitarja nuk ka mundur ta kujtoje ne seancen gjyqesore qe zhvillohet kunder 16 te pandehurve te Bandes se Durresit. Deshmitarja pranoi se ka pasur lidhje intime me te pandehurin Lulzim Berisha duke u shprehur se here pas here ajo ka udhetuar me te ne drejtim te Maqedonise dhe Turqise. Vec te tjerash Kotorri tregoi para gjykates bisedat qe ajo kishte kryer me te pandehurin Lulzim Berisha per ndarjen me Klodian Saliun personat qe njihte strehimin e te pandehurit Indrit Taullai shpallja si person non grata ne shtetin maqedonas si dhe denimin me 8 vjet burg per akuzen e perkrahjes se autorit te krimit. Gazeta Metropol ka mundur te marre nje pjese te kesaj deshmie ku vajza me origjine nga Gramshi por banuese ne Tirane ka dhene dje ne Gjykaten e Krimeve te Renda.

Pyetje Ku keni jetuar gjate vitit 2004 dhe me cfare pune jeni marre

Ne vitin 2004 kam banuar ne Tirane dhe se bashku me nje shoqen time kishin nje dyqan parukerie ne te cilin edhe punonim.

Pyetje Deshmitare pse ne 2005 ne Maqedoni jeni shpallur person non grata

Ne kete vit kam shkuar ne Maqedoni per te takuar Lulin te cilin e njihja para tre vitesh nga data e arrestimit te tij. Ndersa per sa i perket shpalljes sime si person non grata kjo ceshtje i perket nje problemi me policine maqedonase.

PyetjeA e njihni shtetasin Plarent Dervishi

Nuk e njoh si emer. Mund ta kem pare si fytyre pasi shihja shume cuna shoke te Lulit por nuk i njihja te gjithe me emra

Pyetje Ke njeh nga shoket e Lulzim Berishes

Une njoh Indrit Taullain kusheririn e Indritit Rudin.

Pyetje A keni udhetuar ndonjehere ne Turqi dhe a keni degjuar diten e udhetimit per ndonje ngjarje kriminale

Kam udhetuar shume here ne Turqi. Madje kam shkuar edhe me Lulin pasi e kam pasur te dashur. Daten nuk e mbaj mend se kur por kemi ikur ne Turqi dhe jemi kthyer te nesermen. Kur jemi kthyer jam njoftuar nepermjet gazetave se ishte vrare Klodian Saliu.

Pyetje A e njihni shtetasen Denisa Kacaci

E njoh. Ka qene nje shoqja ime ishte shitese rrobash ne nje dyqan.

Pyetje Po me shtetasin Indrit Taullai si jeni njohur

Indriti erdhi dhe trokiti ne deren e shtepise ku jetoja une ne Tirane. Reagon Taullai Kam shkuar te banesa e te dashures sime pasi jetonte me deshmitaren.

Pyetje Gjate qendrimit ne shoqerine e Lulit keni vene re nese ne makine apo vete ai te mbante arme

Me Lulin kemi udhetuar disa here se bashku me makinen e nje deputeti. Ai kishte dhe nje Benz te blinduar por here pas here udhetonte me kete makine. Nuk jam ne gjendje ta percaktoje llojin e markes se makines por kisha pare qe ai mbante me vete arme.

Pyetje Kur keni qendruar ne shoqerine e Lulzim Berishes a keni folur per problemet e tij dhe ndarjen me Klod Saliun

Nuk kam pasur dijeni se cfare problemi kishte Luli. E kam pyetur perse ishte prishur me Klodian Saliun ai me ka thene se ishte ndare per sherre te vogla.

Pyetje A jeni denuar ndonjehere

Jam denuar vetem nje here me 8 muaj burg per perkrahjen e autorit te krimit

Deshmon Landi Shahini

Personi qe seancen e kaluar futi ne sherr organin e akuzes dhe avokatet per shkak te largimit te tij ne Itali eshte rikthyer duke u paraqitur ne Gjykaten e Krimeve te Renda per te deshmuar lidhur me shitjen e nje automjeti tip Pasat. I pyetur nga perfaqesuesit e Prokurorise nese kete makine ai ja kishte shitur te pandehurit Indrit Dokle deshmitari ka thene se gjate kohes kur ai punonte si tregtar mjetesh ka shitur qindra te tilla. Landi Shahini u shpreh se nuk ishte ne gjendje te kujtonte emrin e klientit qe ka blere kete makine pasi ai nuk i fiksonte asnjehere emrat e personave qe u shiste makina. Deshmitari u shpreh se asnjehere nuk kishte shitur makina Volsvagen por vetem Benza dhe Land Rover.

Deshmia e Afrim Cucialit

Baxhanaku i shtetasit te vrare Ilir Koldashi nuk eshte paraqitur ne gjykate dhe per pasoje togat e zeza kane pranuar kerkesen e prokurorit Anton Martini per te lexuar theniet e tij. Gjate hetimeve paraprake Cuciali ka thene se diten e ekzekutimit te Koldashit ai ka qene ne diskon e baxhanakut te tij. Se bashku me kete te fundit ata kane konsumuar disa pije dhe papritur ne ambientet e diskos eshte bere rremuje. Ne kete vorbull sipas tij ishte edhe Kujtim Buna te cilin ai e njihte si mundes te nje ekipi. Ai ka vazhduar te qendroje brenda nderkohe kur ka dale jashte ka vene re se baxhanaku i tij ishte i shtrire dhe i gjakosur. Pasi ka vene re se ai nuk permendej e ka transportuar me shpejtesi ne Spitalin Ushtarak

Deshmia e Evis Lapit

Per shkak te shtatzenise deshmia e saj eshte kerkuar nga avokatet mbrojtes qe te mos degjohet por gjykata pasi ka marre miratimin e saj ka lejuar prokurorin te vazhdoje me pyetjet. Pyetjeve te perfaqesuesit te akuzes deshmitarja i eshte pergjigjur duke thene se ajo ishte shoqe e ngushte me Irena Isufin te dashuren e Klodian Saliut. Gjithashtu deshmitarja tregoi se kur kishte telefonuar te dashurin e saj Petrit Gecin ky i fundit i kishte thene ...mbylle se ketu po behet nami jemi shtrire te gjithe poshte tavolinave... Deshmitarja tregoi se ne kete ngjarje ishte plagosur shtetasi Lulzim Berisha. Nje gje te tille ajo e kishte mesuar nepermjet nje telefonate qe kishte kryer me nje person tjeter.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›