E Shtunë, 31 Tetor 2026

Asnjë ofertë për Gervinhon

Nga Express më 27 qershor 2011 në ora 18:25

Arsenali ende nuk ka paraqitur ofertë për sulmuesin e Bregut të Fildishtë Gervinho ka njoftuar presidenti i Lilles, Michel Seydoux.

24 vjeçari nuk ka mbajtur të fshehtë dëshirën për transferim në Arsenal, pasi thuhej se klubi londinez është i gatshëm të ofron 10 milionë funte për shërbimet e tij.

Presidenti i Lilles, Seydoux tha për Radio Monte Carlo: “Ne e dimë se Gervinho e do Arsenalin. Por, për momentin kemi pasur vetëm kontakte të thjeshta, ende nuk kemi marr asnjë ofertë”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›